Kontributi i Ilireve ne civilizimin perëndimor - Rastii Shën Jeronimit
Abstrakti
Historia dhe jeta e ilirëve dhe e Ilirisë veçse nga autorët grekë e romakë u shkrua dhe u shqyrtua edhe nga autorë të tjerë, prejardhja e të cilëve shpesh nuk është ditur saktësishi'. Kjo ndodhte meqë ata shkruanin në gjuhën greke apo latine, pastaj biografia e tyre shpesh herë është e varfër dhe pasi shumë herë ata identifikoheshin si grekë apo romakë. Në mesin e tyre kishte padyshim edhe të tillë që kishin prejardhje ilire, por që këtë fakt ata nuk e cekën. Ndoshta ndër të parët autorë ilirë të antikitetit të vonë që e bëri të njohur prejardhjen e tij iliro-arbërore, i cili konsiderohet shkrimtar i shquar, nismëtar i shkencës letrare të mesjetës është personaliteti që njihet përbotërisht me emrin Shën Jeronimi, i lindur në Stridon të Dalmacisë. Ai që ndër të parët e përktheu Biblën nga origjinali hebraisht në latinisht, e që merret si vepra më autentike dhe si e tillë i kaloi shekujt. Personaliteti i Shën Jeronimit është shumë kompleks dhe i gjithanshëm, prandaj edhe studimi i jetës dhe veprës së tij, kërkon qasje shumë dimensionale. Veprimtaria e tij bëri që t’i atribuohen shumë epitete si njeriu më i ditur i kohës, filozof i kishës, doktor i kishës, bibliograf, përkthyes i përsosur, letrat dhe si njëri që kontribuoj në përhapjen e civilizimit evropian.