Vendbanimet dhe popullsia Albane gjatë mesjetës në hapsirën e Maqedonisë sotme
Abstrakti
Albanët mesjetar apo shqiptarët e sotëm në hapësirën e Maqedonisë së sotme. janë popull autokton që jetojnë me shekuj në hapësirën e saj dhe që kanë vazhdimësi historike që nga antikiteti e mesjeta deri në ditët e sotme. Është i njohur fakti historik se më shumë se gjysma e territorit të Maqedonisë së sotme shtrihet në arealin e Dardanisë antike me kryeqendrën e saj Scupin- Shkupin. kufiri i së cilës shkonte në jug deri përtej Bilassora (Velesi) dhe Astibosi (Shtipi). ndërsa gjysma më e vogël të territorit të saj shtrihet pjesërisht në Thrakinë Perëndimore, e pjesërisht në arealin e Maqedonisë egjejane. që shkon deri te Gjevgjelia, ku sot kufizohet me pjesën tjetër të territorit të ish Maqedonisë antike (sot krahinë greke) në veri të Selanikut (Thessalinikis). Bazuar në burimet historike të periudhës antike. sllavomaqedonasit e sotëm nuk kanë trashëguar kurrfarë baze historike. etnike. gjenetike. apo linguistike (përveç emërtimit gjeografik), për ta identifikuar vetën me fisin antik protomaqedon të Maqedonisë antike të Filipit dhe Aleksandrit të Madh, sepse siç dihet mirë nga burimet e autorëve antikë. fise sllave në atë kohë gjatë shek. IV-III para erës së re, nuk ka pasur në siujdhesën ballkanike