Kolonia shqiptare e Turqise dhe vendosja e kontakteve diplomatike me qeverinë e Stambollit
Abstrakti
Shkëputja e Shqipërisë nga Perandoria Osmane nuk e ndali emigrimin e shqiptarëve drejt Turqisë. Megjithëse midis dy shteteve nuk pati ndonjë marrëveshje për shkëmbimin e popullsisë, më 13 maj 1913, Qeveria xhonturke njoftonte drejtuesit e Vilajetit të Ajdënit se të gjithë ata nxënës shqiptarë që gjendeshin brenda territorit të këtij vilajeti, dhe që prindërit e tyre nuk banonin në Perandorinë Osmane, të riatdhesoheshin. Një qëndrim më tolerant u tregua ndaj popullsisë shqiptare që vinte nga territoret e pushtuara nga Serbia dhe Greqia. Sipas dokumentacionit, çdo shqiptar që dëshironte të vendosej në Turqi, mjaftonte t'i paraqiste një kërkesë konsullit osman dhe do të pajisej me pasaportë2. Për t'i pasur nën kontroll shqiptarët e ardhur nga Manastiri dhe Kosova, më 3 shkurt 1914, Ministria e Brendshme urdhëronte me anë të një qarkoreje të gjitha vilajetet, se këta të fundit, duhet të paraqiteshin brenda pesëmbëdhjetë ditëve në zyrat e regjistrimit të popullsisë për t'u pajisur me dokumente indetifikimi3. Më 17 maj Qeveria osmane shpëmdau një qarkore tjetër, ku ndalonte vendosjen e shqiptarëve në afersi të zonave ushtarake, si në Çatëllxha, apo në qytete si Stambolli, Edimeja dhe Izmiri, nga frika e krijimit të një gmpi kompakt etnik4. Pasi dihej se në këto qytete, shqiptarët zinin një numër të madh.