Depërtimet dhe pushtimet osmane dhe jetësimi i politikës venedikase në Arbëri (1392-1396)
Abstrakti
Pas fitores së osmanëve ndaj Koalicionit ballkanik në Betejën e Kosovës (15. respektivisht 28 qershor 1389)' pozita e Arbërisë. përfshirë këtu edhe Principatën e Topiajve. në vitet në vijim, përballë invadimit osman u bë edhe më e vështirë. Kështu, paaftësitë e Gjergj Topisë (1388- 1392) për ta mbrojtur Durrësin nga rreziku i vazhdueshëm osman, i rritën ambiciet e Venedikut për ta shtënë në dorë këtë qytet-port të rëndësishëm, që ndodhej në brigjet lindore të detit Adriatik. Më 8 mars 1392. Republika e Venedikut. nga frika e rënies së Durrësit në duart e osmanëve, e urdhëronte kapitenin e detit Adriatik që përmes lutjesh ta bindte sundimtarin e përmendur të dorëzonte kështjellën e këtij qyteti. Si këmbim për këtë, ai mund t‘i premtonte Gjergjit që të banonte me familjen e tij në Durrës, duke ruajtur qeverisjen dhe të ardhurat e qytetit. Republika po ashtu e urdhëronte kapitenin në fjalë që të dërgonte balistarë. të cilët do të mbronin kështjellën e Durrësit nga sulmet osmane. Me këtë rast. ata duhej të shtireshin se e mbronin atë në emër të zotit të qytetit. Megjithatë, urdhëronte Republika, asnjë person tjetër nuk duhej të kishte pushtetin në Durrës, përveç saj.1 2 Me këtë plan të kamufluar. Republika hidhte hapat e saj të fundit të sigurt për pushtimin e këtij qyteti, që do të bëhej pa trazira, çka do të zvogëlonte mundësinë e ballafaqimit të drejtpërdrejtë e në shkallë të gjerë me osmanët në rrafshin ushtarak.