Alternativat e diplomacisë së fuqive të mëdha për kufirin Shqiptaro-Malazez në Konferencën e Ambasadoreve në Londër.

Autorët

  • Frashër Demaj

Abstrakti

Qeveritë e Aleancës ballkanikë, në fund të dhjetorit 1912 dhe në fillim të janarit të vitit 1913 i paraqitën Konferencës pikëpamjet e tyre mbi ndryshimet territoriale që duhej të bëheshin në Gadishullin Ballkanik. Në këto pikëpamje u paraqiten edhe pretendime pushtuese ndaj tokave shqiptare kryesisht nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. Problemi i caktimit të kufijve të shtetit të ri shqiptar ishte pika më e ndjeshme e Konferencës së Ambasadorëve në Londër e cila shqyrtoi problemin e kufijve qysh në seancën e parë të saj më 17 dhjetor 1912. Kufijtë e shtetit shqiptar hapen një debat shumë të ashpër diplomatik në mesin e Fuqive të Mëdha të cilat duke mbrojtur pozicionet e veta diplomatike shfaqnin altemativat përkatëse për caktimin e kufijve të shtetit shqiptar. Deklarata e ambasadorit rus se, Rusia hiqte dorë nga kërkesa për t’i dhënë Serbisë portin e Durrësit në sovranitet të saj, krijoi përshtypjet sikur ky problem do të zgjidhje lehtë, përballë lëshimeve reciproke. Por më vonë dolën në shesh kontradiktat e mëdha midis tyre, meqë aleatët e Rusisë në Ballkan këmbëngulnin në copëtimin e tokave shqiptare dhe përfshiijen brenda kufijve të tyre.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2024-11-28

Si të citoni

Demaj, Frashër. 2024. “Alternativat E Diplomacisë Së Fuqive Të mëdha për Kufirin Shqiptaro-Malazez Në Konferencën E Ambasadoreve Në Londër”. Kosova, no. 37-38 (November). Prishtinë, Kosovë:200-215. https://albanica.al/revista_kosova/article/view/5921.

Numri

Seksioni

Artikuj