Kryengritjet shqiptare në vitet 1910-1912, luftërat ballkanike dhe shqiptarët si faktor në agoninë e Perandorisë Osmane në Ballkan
Abstrakti
Turqia Evropiane ishte në shqetësim të vazhdueshëm, në mes të luftës së kryengritësve dhe gjendjeve të shtetrrethimit, sovraniteti osman respektohej vetëm në zona të kufizuara. Dukej qartazi që perandoria shumëkombëshe, ishte nën grahmat e fimdit të asaj çka kishte qenë dikur. Dobësimi vinte si nga jeta politike brenda Turqisë ashtu dhe nga lëvizjet për pavarësi të kombeve që bënin pjesë në të. Gjendja e keqe në vilajetet shqiptare niste nga viti 1909, kur Turqit e Rinj vunë në lëvizje programin e një osmanizimi të ripërtërirë të perandorisë, proces që nëpërmjet një centralizimi të kompetencave administrative dhe ngjyrimeve të spikatura turke të autoriteteve institucionale, do të duhej t' u jepte nj ë fytyrë homogj ene, konteksteve të ndryshme të perandorisë shumëkombëshe. Kohezioni mbi bazë fetare, tipik për neoislamizmin e sulltan Abdyl Hamitit, ia la vendin një osmanizmi laik dhe në fakt, u mbyllën rrethet bullgare, serbe, greke dhe shqiptare, duke minuar në këtë mënyrë bazat dhe ekzistencën e rretheve kombëtare.