Trajtimi i religjionit nga Hoxhë Kadri Prishtinës në revistën “Udha e s’ vertetës”
Abstrakti
Kadri Prishtina i njohur më tepër si Hoxha Kadriu, bëri emër jo vetëm si atdhetar i devotshëm, por edhe si diplomat, jurist dhe publicist, që la mendime me vlerë edhe në fushën e publicistikes. Hoxha Kadri Prishtina ka qenë e do të mbetet një nga figurat e shquara kombëtare, shëmbëlltyrë fiymëzimi për çështjen shqiptare. Kontributi i Hoxhë Kadri Prishtinë është shumë dimenzional, por ne po përqendrohemi në njërën nga segmentet e çmuara të veprimtarisë së tij si themelues dhe kryeredaktor i revistës “Udha e s’vërtetës” dhe autor i shumë punimeve me vlerë kombëtare dhe fetare.