Reflektimi i informbyrosë në veprimtarinë e emigrantëve Shqiptarë në Kosovë në vitet 1948-1953
Abstrakti
Rrethanat ndërkombëtare të krijuara gjatë Luftës Dytë Botërore dhe pas mbarimit të saj, si dhe vendimet e marra në konferenca e takime të ndryshme të niveleve të larta botërore si: Karta e Atlantikut, Konferenca e Teheranit, Jaltës e Moskës, ndikuan në përcaktimin e fateve dhe të ardhmen e kombeve, humbës apo fitues qofshin ato. Aleatët e luftës antifashiste: Anglia, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik në shumë aspekte nuk pajtoheshin me ecuritë që planifikoheshin të bëhen pas përfundimit të luftës dhe ngadhënjimit mbi fashizmin. Ndasitë vëreheshin në ndaijen e zonave të interesit dhe në ideologjitë diametralisht të kundërta. Derisa anglo-amerikanët ishin mbrojtës të demokracive më të avancuara, Bashkimi Sovjetik mbronte dhe përhapte ideologjinë komuniste. Andaj përfundimi i Luftës së Dytë Botërore thelloi edhe më shumë ndaijet ndërmjet këtyre dy blloqeve.