Zhvillimi i arsimit special ne Kosove
Abstrakti
Edukimi dhe arsimi special daton nga gjysma e shekullit XIX kur formohen entet e para edukative-arsimore për fëmijët me të meta në zhvillim fizik dhe psikik.1 Institucionet e para të edukimit special kishin karakter filantropik. mëshirues dhe kishin për qëllim që të informonin opinionin për mundësitë e arsimimit. të edukimit dhe të aftësimit për punë të fëmijëve dhe të rinjve me të meta fizike dhe psikike. Për këtë qëllim. në ish-Jugosllavi hapën shkollat e para. së pari për fëmijë të verbër dhe pastaj për shurdhmemecë. në mbarim të shekullit XIX si në Goricë, në Mitrovicë të Sremit. në Zagreb. në Beograd. në Lublanë. në Zemun etj. Deri në vitin 1958 as në nivel të Jugosllavisë (kuptohet edhe në Kosovë) nuk ishte përcaktuar me ligj çështja e arsimit special. Tek prej këtij vitit arsimi fillor tetëvjeçar bëhet i obligueshëm. në kuadër të saj edhe arsimi fillor special.