Mbrojtja e kufijve ne anen e Gallapit
Abstrakti
Që nga antika e deri më sot çështja e kufijve ndërmjet shteteve dhe organizmave të ishte dhe mbeti e pakapërcyeshme. Kështu ndodhi edhe të parëve dhe vetë shqiptarëve dhe në këtë mënyrë çështja e kufijve, veçanërisht mbrojtja e tyre, mbeti çështje mbi çështje. Në të vërtetë ruajtja e kufijve nga shqiptarët ishte një dukuri që përsëritej historikisht, duke iu vu përball pushtuesve që ishin përtej deti dhe kontinenti. Kjo mbrojtje filloi me kundërvënies ndaj sulmeve greke dhe romake dhe përfundoi me sulmet e sllavëve të jugut (serbë. malaziasve dhe maqedonasve). Pra. as Deti Adriatik dhe grykat dhe detet e tjera e masivet të thuash të pakapërcyeshme të maleve nuk u bënë pengesë e pushtuesve të ndryshëm që gjatë e shkurtë dhe shpeshherë cenuan e dhunuan kufijtë e ilirëve, përkatësisht dardanëve. madje edhe galabrojve që shtriheshin në këto e përtej këtyre kufijve artificialë deri në afërsi të Beogradit të sotshëm, gjegjësisht deri te Pllana.