Statutet e Shkodrës në sfondin historik

Autorët

  • Ermal Baze

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi37-38.5940

Abstract

Hulumtimi historik jo rrallë herë i pozicionon studiuesit e disiplinave shoqërore përballë situatave interesante.'Mund të duket e çuditshme që një tekst i përmendur afërsisht para një shekulli dhe që nuk përmbante më shumë se dhjetë fjalë, të bëhej më vonë shkak për impenjimin e një grupi të tërë studiuesish, e të kthehej në një vëllim të konsiderueshëm studimor. Pikërisht në vitin 1907, “Bibliografia statutore” e hartuar nga Leone Fontana, na bën me dije për ekzistencën e një statuti juridik të qytetit të Shkodrës.1 Citimi lidhur me këtë statut ishte fare i shkurtër. Duke përmendur me radhë emrat e lokaliteteve të ndryshme sipas rendit alfabetik, Fontana shkruante edhe këtë: “Scutari (Albania). Statuto di Scutari (Statuti i Shkodrës). Ms. Museo Civico Correr Venezia (Muzeu qytetës Correr i Venecias”.2 Ky shënim që nuk zinte as një gjysmë rreshti, ishte gjithçka e shkruar për herë të parë deri atëherë, rreth tekstit të këtij statuti.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-11-28

How to Cite

Baze, Ermal. 2024. “Statutet E Shkodrës Në Sfondin Historik”. Kosova, no. 37-38 (November). Prishtinë, Kosovë:414-26. https://doi.org/10.62609/ks.vi37-38.5940.

Numër

Section

Artikuj