Prerja e monedhave të paligjshme në Dardani
Rasti i kallëpit nga municipium Ulpiana
Abstract
Në këtë artikull trajtohet konteksti arkeologjik e historik i falsifikimit të monedhave, marrë për bazë kallëpin nga Ulpiana, i përdorur për prodhimin e emetimin e monedhave të paligjshme të kohës së Mark Aurelit. Gjatë gërmimeve arkeologjike të zhvilluara në vitin 1957, në lokalitetin e Ulpianës ishte zbuluar një kallëp nga materiali i plumbit, i cili sot ruhet në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Ky kallëp ka shërbyer për prodhimin e monedhave gjatë kohës së perandorit Mark Aurel. Në faqen e tij lexohet legjenda AVRELIUS CAESAR AVG. P. II F dhe përfaqëson një monedhë, në anën e pasme të së cilës, me shumë gjasë, ishte legjenda TR POT III COS II. Seritë që prezantojnë këto lloj të monedhave, emetoheshin dhe lëshoheshin ekskluzivisht nga punishtet e Romës, duke sugjeruar kësisoj se ky kallëp nuk shërbente për prerje monetare zyrtare. Si i tillë ai duhet të jetë përdorur për të prodhuar emesione të falsifikuara. Ulpiana duke qenë qendër e rëndësishme metalurgjike e vendosur në një rajon të pasur me minerale të shumta, sidomos me ari dhe argjend, ka krijuar një ambient të përshtatshëm për adulteratores monetae për të realizuar emetime të paligjshme. Ata ishin shumë aktivë në provincën e Mezisë Superiore si dhe në provinca të tjera fqinje gjatë gjithë shekulli II. Falsifikonin kryesisht denarë për faktin se kjo monedhë ishte me vlerë të konsiderueshme dhe përdorej shumë në tregjet romake. Kallëpi i zbuluar në Ulpianë nuk ishte një kallëp i zakonshëm, por ai me shumë gjasë shërbente më shumë si një matricë në një fazë të ndërmjetme të përgatitjes së kallëpeve për falsifikim të këtyre monedhave.
Keywords:
Dardania, Prerje ilegale e monedhave, Ulpiana, Marcus Aurelius, Kallëp, Qendër metalurgjike.Downloads
References
-
Slobodan Dušanič, “Propskografske beleške o rudarstvu u Gornjoj Meziji”, Starinar LVI, 2006, 87.
-
Arben Hajdari, Ulpiana et la romanisation de la Dardani, tezë doktorate, Grenoble, 2013, 109-134.
-
Oliver Davies, Roman Mining in Europe, Oxford, 1935. 196; V. Simić & M.R. Vasić, 1977, “La monnaies des mines romaines de l’Illyrie”, RN 19, 48-60.
-
Simić &M.R. Vasić, 1977, “La monnaies des mines romaines de l’Illyrie”, RN 19, 48-60.
-
Louis-Pol Delestrée dhe Jean-Luc Buathier, “Les disques monétaires gaulois du Massif des Bauges “Savoie”, Société d'Études Numismatiques et Archéologiques, 2007, 3-26.
-
Louis-Pol Delestrée, “La problématique des ateliers monétaires gaulois”, Cercle d’études numismatiques - European Centre for Numismatic Studies, Bruxelles, 2020, 65-78.
-
Slobodan Dušanić, “Kovanje noca u rudničkim dristriktima rimskog Ilirika”, Silver Workshops and Mints, Beograd 1995, 131-146.
-
Saturninus, Dig.48.19.16.9 l.S. de poen. paganorum. “Evenit, ut eadem scelera in quibusdam provinciis gravius plectantur, ut in Africa messium incensores, in Mysia vitium, ubi metalla sunt adulteratores monetae.”