Themelimi i kazermës “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan dhe situata në Dukagjin më 1998
Abstract
Kazerma “Jusuf Gërvalla”, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e themeluar në vitin 1998 në Prapaqan, në Komunën e Deçanit, ka luajtur rol të rëndësishëm në sensibilizimin, organizimin dhe përgatitjen e ushtarëve të UÇK-së. Kazerma është emërtuar me këtë emër për nder të heroit të Kosovës Jusuf Gërvalla, figurë e rëndësishme e çështjes kombëtare shqiptare në Kosovë. Kazerma shërbeu si qendër për stërvitjen e ushtarëve të UÇK-së dhe organizimin e operacioneve të ndryshme ushtarake në Zonën Operative të Dukagjinit. Themelimi i Kazermës së Ushtrisë Çlirimtare “Jusuf Gërvalla”, gjatë asaj kohe ishte një hap i rëndësishëm në sensibilizimin e luftës çlirimtare jo vetëm në komunën e Deçanit, por edhe më gjerë. Pas funksionalizimit të kazermës ushtarake, shumë të rinj u trajnuar në mënyrë profesionale rreth përdorimit të armeve, sepse pjesa më e madhe e tyre nuk kishin njohuri dhe mësimi për përdorimin e armëve ishte thelbësor për ushtarët e rinj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Keywords:
Zona Operative, Dukagjini, lufta, UÇK, Kazerma “Jusuf Gërvalla”, Shtabi i Përgjithshëm, Ministria e Mbrojtjes, Prapaqani.Downloads
References
-
Fjalori Enciklopedik i Kosovës, I, A-K, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, 176;
-
Luan Tetaj, “Themelimi i Kazermës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - Baran 1998” (Materiale nga Konferenca shkencore ndërkombëtare, “Jasharajt dhe lufta çlirimtare”, organizuar me rastin e vitit jubilar, 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prishtinë, më 6 mars 2018), Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, 375.
-
Jusuf Osmani, Krimet e Serbisë në Kosovë (1998-1999) I, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Prishtinë, 2010, 141;
-
Kombet e Bashkuara, Lënda nr. IT-04-84bis-T, data: 29 nëntor 2012, Tribunali Ndërkombëtar për Ndjekjen Penale të Personave Përgjegjës për Shkelje të Rënda të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë prej vitit 1991, 12, 17.
-
Deklaratë e eprorit Skënder Rexhahmetaj, datë 1 korrik 2011 (Dorëshkrim);
-
Deklaratë e oficerit Rrustem Tetaj dhënë autorit më 17 korrik 2003;
-
Ismet Haskaj, Deçani gjatë luftës çlirimtare 1998-1999, Monografi, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Prishtinë, 106;
-
Bardh Hamzaj, Rrëfimi për luftën dhe lirinë (Dialog me komandantin Ramush Haradinaj), “Dukagjini”, Pejë, 2001, 82.
-
Frashër Demaj, Salih Çekaj, Veprimtaria politike dhe ushtarake, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2024, 310.
-
Arbër Ahmetaj, Sefedin Krasniqi, Kështu foli Tahir Zemaj I, një rrëfim për luftën, Ribotim, “Dukagjini”, Pejë, 2019, 86-87.
-
Arbër Ahmetaj, Sefedin Krasniqi, Kështu foli Tahir Zemaj, një rrëfim për luftën, Mërgimi, 2002, Prishtinë, 2001, 103-104.