Periodizimi i qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës

Autorët

  • Arbër Hadri

Abstract

Rëndësia e këtij punimi qëndron në periodizimin historiografik të politikës së jashtme amerikane dhe të rolit të saj vendimtar në çështjen e Kosovës duke ndriçuar ndikimin e kësaj politike në historinë bashkëkohore të Kosovës dhe të kombit shqiptar. Ky studim argumenton se angazhimi i Shteteve të Bashkuara ka qenë thelbësor në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, si dhe në integrimin e saj në rendin ndërkombëtar. Rezultatet e studimit tregojnë se ndryshimet në politikën amerikane ndaj Kosovës kanë reflektuar dinamika të reja globale, duke përfshirë përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe përpjekjet për rikonfigurimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ky angazhim kulmoi me shpëtimin e popullit shqiptar gjatë luftës në Kosovë dhe mbështetjen që çoi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Në aspektin metodologjik, studimi mbështetet në një analizë të strukturuar kronologjikisht, e cila shqyrton procesin e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, të organizuar në dhjetë faza kryesore bazuar në kritere dhe veçori të caktuara. Ky periodizim shqyrton ndryshimet në qasjen dhe intensitetin e politikës amerikane në kontekstin e krijimit të rendit të ri botëror në periudha të ndryshme, duke filluar nga Konferenca e Paqes në Paris (1919-1920) deri te mbikëqyrja amerikane në procesin e shtetndërtimit dhe integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe kombit shqiptar. Në përfundim, punimi nxjerr në pah rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara në historinë moderne të Kosovës, duke theksuar se periudhat pas përfundimit të Luftës së Ftohtë përfaqësojnë momentet më kritike të politikës amerikane ndaj Kosovës. Këto periudha ofrojnë një kuptim të thellë për ndikimin e SHBA-së në formësimin e ardhmërisë së Kosovës dhe për integrimin e saj në skenën ndërkombëtare.

Keywords:

Politika e jashtme e SHBA-së, Kosova, periodizim historiografik, marrëdhënie ndërkombëtare, shtetndërtim.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2025-04-02

How to Cite

Hadri, Arbër. 2025. “Periodizimi I qëndrimit Të Shteteve Të Bashkuara Të Amerikës Ndaj çështjes Së Kosovës”. Kosova 49 (April). Prishtinë, Kosovë:171-84. https://albanica.al/revista_kosova/article/view/6043.

Numër

Section

Artikuj