Dëshmitë epigrafike mbi përbërjen etnike të Ulpianës në Periudhën Romake
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi50.7913Abstract
Ky studim shqyrton përbërjen etnike të Ulpianës gjatë shekujve I-IV pas Kr., duke u mbështetur në analizën e mbishkrimeve të dokumentuara në qytet dhe në zonën përreth. Qëllimi është të përcaktohet më qartë fizionomia shumetnike e kësaj qendre provinciale dhe të vlerësohen mënyrat se si proceset e romanizimit dhe integrimit administrativ ndikuan në formësimin e saj shoqëror dhe juridik. Të dhënat epigrafike përbëjnë burimin kryesor për rindërtimin e përkatësive individuale dhe kolektive, duke ofruar një pasqyrë të drejtpërdrejtë mbi strukturën e popullsisë urbane. Qasja metodologjike mbështetet në analizën filologjike dhe prosopografike të nomina-ve, cognomina-ve dhe formulave të filiacioneve, si dhe në kontekstualizimin historik dhe arkeologjik të monumenteve epigrafike. Kjo metodë lejon identifikimin e origjinës së individëve, vlerësimin e statusit juridik dhe analizimin e mekanizmave të integrimit në jetën publike dhe institucionale të qytetit. Të dhënat onomastike shqyrtohen në raport me sistemin juridik romak, me përhapjen e qytetarisë dhe me ndryshimet në strukturën shoqërore gjatë periudhës së administrimit perandorak. Materiali epigrafik ofron një panoramë të qartë të bashkëjetesës së popullsisë indigjene dardane me kolonë italikë dhe perëndimorë, si edhe me grupe helenofone e orientale, të cilët kontribuuan në mjedisin ekonomik dhe kulturor të Ulpianës. Analiza tregon se adoptimi i elementeve onomastike romake lidhet ngushtë me zgjerimin e qytetarisë dhe me pranimin e normave të sistemit administrativ romak, ndërsa prania e emrave indigjenë dëshmon për vazhdimësinë e traditave lokale brenda strukturave të reja juridike. Ky kombinim ndihmon të shpjegohet edhe mungesa relative e emrave autoktonë në mbishkrime, e cila lidhet më shumë me faktorë socio-ekonomikë, me përkatësinë shoqërore dhe me ritmet e ndryshme të adoptimit të praktikave funerare romake sesa me praninë reale të tyre në përbërjen e përgjithshme të popullsisë. Epigrafia pasqyron kryesisht shtresat që kishin qasje në kulturën monumentale dhe në mjetet financiare për ngritjen e mbishkrimeve, duke krijuar kështu një përfaqësim selektiv të shoqërisë urbane. Rezultatet tregojnë se Ulpiana zhvilloi një identitet urban të shumëfishtë, ku normat e kulturës romake bashkëjetonin me elemente të qëndrueshme të traditës dardane dhe me prani të dukshme helenofone e orientale. Kjo ndërthurje pasqyron proceset më të gjera të transformimit kulturor në Dardani dhe në provincat ballkanike, si edhe rolin që qendrat urbane patën në integrimin e komuniteteve lokale në strukturat e Perandorisë Romake.Keywords:
Ulpianë, struktura etnike, epigrafi, onomastikë, periudha romake, romanizim.Downloads
References
-
AE (L’Année Épigraphique), 1972, no. 502.
-
CIL (Corpus Inscriptionum Latinarum), vol. III, Berlin: Reimer, nos. 8169, 8177, 8179, 8180, 8184, 8274.
-
Čerškov E., Rimljani na Kosovu i Metohiji, Beograd: Arheološko društvo Jugoslavije, 1969.
-
Dobruna-Salihu E., Plastika dekorative dhe figurative e gurit në Dardani gjatë kohës romake, Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2005.
-
Evans A. J., Antiquarian Researches in Illyricum, Parts III–IV, Archaeologia 49, Westminster: Nichols & Sons, London, 1883–1885.
-
Hajdari A., Ulpiana et la romanisation de la Dardanie, PhD diss., Université Pierre Mendès-France, Grenoble 2, 2013.
-
Kalaja-Hajdari E., Shndërrimet në Dardani gjatë periudhës romake: Proceset ekonomike, social-politike dhe kulturore, Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2017.
-
Mirdita Z., Antroponimia e Dardanisë në kohën romake, Prishtinë: ASHAK, 1981.
-
Berisha M., et al., “Ulpiana (Dardanie): La datation de la fortification de l’église septentrionale. Première campagne du programme archéologique franco-kosovar (2017)”, Chronique des activités archéologiques de l’École française de Rome, Balkans, 2019, https://doi.org/10.4000/cefr.2746.
-
Goddard C. J., Hajdari A., “Le culte de la déesse dardanienne, dea Dard (…), au cœur de la diplomatie divine de l’armée romaine”, Mnemosyne 76(7), 2023: 1198–1215, https://doi.org/10.1163/1568525x-bja10171.
-
Hajdari A., Buqinca A., “A New Unpublished Inscription Dedicated to Jupiter, Discovered in Ulpiana (Kosovo)”, Human and Social Studies 7(3), 2018: 80–87, https://doi.org/10.2478/hssr-2018-0026.
-
Hajdari A., et al., “Premiers résultats des campagnes de fouilles à Ulpiana (2006–2008)”, in L’Illyrie méridionale et l’Épire dans l’Antiquité V, Paris: De Boccard, 2010: 445–454.
-
Mehmetaj H., “Kalorësi në reliev i Ulpianës dhe altari i Vushtrrisë”, Candavia 3, Tiranë, 2011: 373–381.
-
Mirdita Z., “Eine Inschrift aus Ulpianum”, Zeitschrift für Papyrologie und Epigraphik 29, 1978: 163.
-
Mirdita Z., “Novitates Epigraphicae e Dardania Collectae”, Arheološki vestnik 31, 1980: 185–200.
-
Parović-Pešikan M., “Novi spomenik Jupitera Melana iz Ulpiani”, Arheološki vestnik 41, 1990: 607–615.
-
Peja F., “Disa zbulime arkeologjike të periudhës antike në luginën e Llapit”, in Trashëgimia etnokulturore dhe historike e Llapit, Prishtinë, 1995: 68–80.
-
Peja F., “Epigrafski spomenici”, in Arheološko blago, Beograd, 1998: 640–660.
-
Premerstein A., Vulić N., “Antike Denkmäler in Serbien und Makedonien”, Jahreshefte des Österreichischen Archäologischen Instituts 6, 1903: 1–96.
-
Rendenić-Miočević D., “Ilirske onomastičke studije I”, Živa Antika 10, 1960: 163–171.
-
Šašel J., “Contributo alla conoscenza del commercio con gli schiavi norici ed illirici alla fine del periodo repubblicano”, in Atti del III Congresso Internazionale di Epigrafia Greca e Latina, Roma, 1959: 143–152.
-
Šašel J., “Dardania, Furii e Pontii”, in Opera Selecta, Ljubljana: Narodna in univerzitetna knjižnica, 1992: 152–159.
-
Shukriu E., “Dea e Dardanisë dhe monumentet tjera epigrafike nga Smira”, Buletini i Fakultetit Filozofik 26, Prishtinë, 1999: 19–33.
-
Vulić N., Antički spomenici naše zemlje, Spomenik SKA 71, Beograd: SKA, 1931.
-
Vulić N., Antički spomenici naše zemlje, suppl., Beograd: SKA, 1934.