Shasi një qendër e njohur mesjetare

Autorët

  • Jahja Drançolli

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi50.7914

Abstract

Shasi (Suacium, Svaç, Soacia etj.) është një nga qendrat mesjetare më të rëndësishme të hapësirës së Ulqinit dhe pellgut shkodran, me një histori të gjatë banimi që nis nga antikiteti ilir dhe vijon gjatë periudhës romake, bizantine dhe mesjetare. Rrënojat e qytetit ndodhen rreth 25 km në verilindje të Ulqinit, përgjatë rrugës historike Tivar–Shkodër, në një pozicion strategjik mbi një kodër pranë Liqenit të Shasit. Zhvillimi urban i qytetit është përshtatur ngushtë me konfiguracionin e terrenit dhe përfshin Qytetin e Epërm (fortifikatën) dhe Qytetin e Poshtëm. Burimet historike e përmendin Shasin në dokumente zyrtare që nga viti 1089, ndërsa ipeshkvia e tij përmendet të paktën që nga shekulli VIII. Qyteti ishte pjesë e rëndësishme e organizimit kishtar të rajonit dhe, së bashku me Tivarin dhe Ulqinin, përfshihej në juridiksionin e mitropolisë së Durrësit. Gërmimet arkeologjike, veçanërisht ato të realizuara në vitin 1989, kanë dëshmuar një kontinuitet të gjatë kulturor, duke nxjerrë në dritë shtresa banimi që nga periudha ilire, romake dhe bizantine, deri në Mesjetë. Zbulimi i një shtrese kulturore të shekullit VI mbështet hipotezën se fortifikimet veriore të qytetit janë ndërtuar ose rindërtuar gjatë kohës së perandorit Justinian. Fortifikata e Shasit përfshinte një sipërfaqe prej rreth 2 hektarësh dhe ishte e rrethuar me mure dhe kulla mbrojtëse, të ndërtuara në përputhje me terrenin natyror. Qasja kryesore në qytet realizohej nga ana veriore, ndërsa ana jugore ishte e mbrojtur nga natyra shkëmbore. Brenda mureve janë ruajtur gjurmë të godinave të banimit dhe objekteve të kultit, ndërsa jashtë tyre janë identifikuar lagje dhe rrënojat e disa kishave. Një vend qendror në strukturën urbane dhe fetare të Shasit zë katedralja e Shën Gjon Pagëzuesit, selia ipeshkvnore e qytetit. Kjo ndërtesë paraqet veçori arkitekturore të rëndësishme, si integrimi i apsidës në katin përdhes të një kulle më të hershme, si dhe ndarja funksionale e hapësirës së brendshme. Për nga stili dhe monumentaliteti, katedralja lidhet me traditën arkitekturore mesjetare të rajonit dhe gjen analogji me monumente të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor. Shasi përjetoi periudha shkatërrimi dhe rimëkëmbjeje, duke u plaçkitur nga mongolët në vitin 1242 dhe më pas duke hyrë në një fazë të shpejtë rënieje nga fundi i shekullit XIV. Pas pushtimit osman të vitit 1571, qyteti humbi funksionin e tij urban dhe u shndërrua në një vendbanim rural. Megjithatë, rrënojat dhe të dhënat arkeologjike e bëjnë Shasin një dëshmi të rëndësishme për zhvillimin historik, fetar dhe urban të Mesjetës në këtë pjesë të Adriatikut lindor.

Keywords:

Fortifikata e Shasit, Katedralja e Shën Gjon Pagëzorit, Ipeshkvia e Shasit, Gërmimet arkeologjike në kala.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia, vol. 1, collected and edited by Ludovicus de Thallóczy, Constantinus Jireček, and Emilianus de Sufflay, Vindobonae, 1913.

  2. Valentini G. (Josephus), Acta Albaniae Veneta saeculorum XIV et XV, 25 vols., Palermo–Napoli–Roma–Venezia–München: Archivio di Stato di Venezia, 1967–1972.

  3. Monumenta spectantia historiam Slavorum meridionalium, Commissiones et relationes venetae, tom. 2 (annorum 1525–1553), collected and edited by Simeon Ljubić, vol. 8, Zagrabiae, 1877.

  4. Degrand A., Souvenirs de la Haute-Albanie, Paris, 1901.

  5. Drançolli J., Raguzanët në Kosovë, Prishtinë: Instituti i Historisë, 1986.

  6. Drançolli J., “Kalaja e Shasit”, in Shasi i lashtë, monument i kulturës, Ulqin: OJQ “Ora”, 2009.

  7. Drançolli J., Në Shas janë zbuluar edhe shenjat e kulturës ilire, Ulqin: Buzuku, 2021.

  8. Istorija Crne Gore, vol. 1, Od najstarijih vremena do kraja XII vijeka, Titograd: Redakcija za istoriju Crne Gore, 1967.

  9. Jireček K., “Albanien in der Vergangenheit”, in Illyrisch-Albanische Forschungen, edited by L. von Thallóczy, vol. 1, Vienna, 1916.

  10. Korać V., Graditeljska škola Pomorja, Beograd, 1965.

  11. Mijović P., Kovačević M., Gradovi, tvrđave u Crnoj Gori, Beograd–Ulcinj, 1975.

  12. Shuflaj M., Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë: Kryesisht në mesjetë, edited by L. Malltezi, Tiranë: Onufri, 2009.

  13. Cameron A., Pettifer J., The Enigma of Montenegrin History: The Example of Svač, PDF, accessed June 12, 2025.

  14. Ljubić S., “Izvještaj barskoga nadbiskupa Marina Bizzia o svojem putovanju god. 1610 po Arbanaškoj i Staroj Srbiji”, Starine 20, 1888.

  15. Injac Zamputi (ed.), Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore dhe të mesme në shekullin XVII, vol. 1: 1610–1634, Tiranë, 1963.

  16. Zečević E., “Rezultati istraživanja srednjovekovnog Svača”, Glasnik Srpskog Arheološkog Društva 5, 1989: 112–114.

  17. Marković S., “Prošlost Svača”, accessed March 29, 2025.

Downloads

Published

2026-02-02

How to Cite

Drançolli, Jahja. 2026. “Shasi Një qendër E Njohur Mesjetare”. Kosova, no. 50 (February). Prishtinë, Kosovë:59-79. https://doi.org/10.62609/ks.vi50.7914.

Numër

Section

Artikuj