Veprimtaria politike dhe diplomatike e familjes Vlora në prag të Pavarësisë së Shqipërisë

Autorët

  • Majlinda Peza Perriu
  • Kaceli-Demirlika Ilirjana

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi50.7919

Abstract

Ky punim trajton veprimtarinë politike dhe diplomatike të familjes Vlora në prag të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në nëntor të vitit 1912, duke u ndalur veçanërisht tek dy figurat më të spikatura të kësaj familjeje: Syrja bej Vlora dhe Ismail Qemal bej Vlora. Duke qenë dy personalitete kyçe të elitës politike shqiptare në fillim të shekullit XX, ata zhvilluan një aktivitet paralel, shpeshherë konkurrues dhe në disa momente kundërshtare, për orientimin e lëvizjes kombëtare drejt zgjidhjes politike dhe organizimin e një Kuvendi Kombëtar. Studimi analizon rolin e Syrja bej Vlorës në krijimin e kontakteve diplomatike me Austro–Hungarinë, duke u përpjekur të siguronte mbështetjen e Vjenës për autonominë e Shqipërisë brenda Perandorisë Osmane, ose për pavarësinë e saj në rast të kolapsit të shtetit osman nën presionin e Luftës së Parë Ballkanike. Përmes burimeve të ndryshme punimi nxjerr në pah rolin e tij në nxitjen e parisë shqiptare që të organizonte një kuvend kombëtar në një nga qytetet, Vlorë, Durrës apo Elbasan, me synim koordinimin e reagimit politik shqiptar ndaj kërcënimit të copëtimit territorial nga shtetet fqinje ballkanike. Syrja beu kishte krijuar kontakte të rëndësishme diplomatike për organizimin e një mbledhjeje të madhe me përfaqësues të popullit dhe krerëve shqiptarë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, ku do të vendosej për qëndrimin që do të mbahej gjatë ngjarjeve të pritshme të vjeshtës së vitit 1912.

Keywords:

Familja Vlora, rivaliteti politik, Kuvendi Kombëtar, elitë politike.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Arkivi Qendror Shqiptar (AQSH), Fondi nr. 56 (Syrja Vlora), Dosja nr. 61, dokument nr. 30743.

  2. Arkivi Qendror Shqiptar (AQSH), Fondi nr. 56 (Syrja Vlora), Dosja nr. 27, fletë 1–4.

  3. Arkivi Qendror Shqiptar (AQSH), Fondi nr. 56 (Syrja Vlora), Dosja nr. 61, fletë 1–2.

  4. Arkivi Qendror Shqiptar (AQSH), Fondi nr. 145, Dosja nr. II-27, fletë 11.

  5. Arkivi i Institutit të Historisë (AIH), Haus-, Hof- und Staatsarchiv Wien, Politisches Archiv, Albanien, VJ 22-8-826; 22-11-1153.

  6. Arkivi i Institutit të Historisë (AIH), Dokumente historike…, Tiranë, 2007, 14 vjeshta e III-të 1328/1912, f. 93.

  7. Frashëri M. (Lumo Skëndo), Vepra të zgjedhura, vëll. I, prepared for publication by Uran Butka, Tiranë: Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, 2017.

  8. Shqipëria në Dokumentet Austro-Hungareze, vëll. VI, prepared for publication by Marenglen Verli and Ledia Dushku, Tiranë: Botimet Albanologjike, 2012.

  9. Vlora S., Kujtime nga fundi i sundimit Osman deri në Luftën e Vlorës, prepared for publication by Marenglen Verli and Ledia Dushku, Tiranë: Iceberg Publishing House, 2013.

  10. Kruja M. M., Anthologji historike, Elbasan: Sejko, 2001.

  11. Ikonomi I., Pavarësia, udhëtim i paharruar i Ismail Qemalit, Tiranë: UET Press, 2012.

  12. Frashëri K., Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, Tiranë: “Kristalina – KH”, 2008.

  13. Vlora E. bej, Kujtime, vëll. I: 1885–1912, Tiranë: Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, 2001.

  14. Verli M., Shqiptarët në optikën e diplomacisë austro-hungareze, 1877–1918: studime, analiza, dokumente, Tiranë: Botimet “Klean”, 2014.

  15. Avlonyalı Süreya Bey, Osmanlı Sonrası Arnavutluk (1912–1920), prepared by A. Kırmızı, Istanbul: Klasik Yayınları, 2009.

  16. Nosi L., Dokumente historike për t’i shërbyer historisë shqiptare, Tiranë, 1937.

Downloads

Published

2026-02-02

How to Cite

Peza Perriu, Majlinda, and Kaceli-Demirlika Ilirjana. 2026. “Veprimtaria Politike Dhe Diplomatike E Familjes Vlora Në Prag Të Pavarësisë Së Shqipërisë”. Kosova, no. 50 (February). Prishtinë, Kosovë:177-95. https://doi.org/10.62609/ks.vi50.7919.

Numër

Section

Artikuj