Një dorëshkrim arabisht me kujtimet e të birit të Hafiz Islam Prishtinës për shpërnguljen e shqiptarëve në Damask në fillim të shek. XX.

Autorët

  • Muhamed Mufaku

DOI:

https://doi.org/10.63161/so.vi7.5615

Abstract

Si pasojë e Luftës Ballkanike 1912-1913 që u karakterizuan me masakra dhe dhunë kolektive ndaj banorëve civilë në Vilajetin e Kosovës, mijëra shqiptarë u detyruan të largohen nga trojet e tyre në drejtim të Stambollit, prej nga disa vazhduan rrugën deri në Damask. Me kohë,Damasku u bë qendër tërheqëse për më shumë shqiptarë që u u detyruan të shpërngulen nga Jugosllavia e vjetër midis dy luftrave. Si në gjeneratën e parë, ashtu në gjeneratën e dytë që u rritë në Damask,u dalluan shumë ulema që u bën të njohur jashtë Sirisë (H. Islam Prishtina, H.Nuh Nexhati, H.Sulejman Gavoçi, Naserudin Albani, Abdulkader Arnauti, Shuaib Aranuti e të tjerë),por nga ata nuk kemi vepra që përmbajnë kujtime të tyre për vendin që e lanë dhe për përjetimet e tyre gjatë rrugës ose në vitet e para në vendin e ri ku u vendosen. Mirëpo, në mesin e gjeneratës së dytë që u rrit në Damask, kemi tre dorëshkrime të vonshme në arabisht që hedhin dritë mbi vitet më të vështrira për jetën e shqiptarëve që vendosen në Damask. Autorët e këtyre dorëshkrimeve janë bijët e havizëve të gjeneratës së parë (Abdulvehap i biri i Hafiz Islam Prishtinës dhe Shefqet Gavoçit i biri i Hafizit Sulejman Gavoçit) dhe hoxha Abdurrahim Shaban(1912- 2010), i cilli arriti si fëmijë në Damask dhe mbeti e lidhur me vendlindjen. Pasi dy shkrimet u përkthyen dhe u botuan shqip, tani e kemi Kujtimet të birit të Hafiz Islam Prishtinës, Abdulvehap Xhelaludin (1928-2005).

Keywords:

Lufta Ballkanike, shpërngulja e shqiptarëve në Damask, Hafiz Islam Prishtina, Abdulvehap Xhelaludin

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-10-25

How to Cite

Mufaku, M. (2024). Një dorëshkrim arabisht me kujtimet e të birit të Hafiz Islam Prishtinës për shpërnguljen e shqiptarëve në Damask në fillim të shek. XX. Studime Orientale, (7), 36–51. https://doi.org/10.63161/so.vi7.5615

Numër

Section

Artikuj