Fermanët sulltanorë, dëshmi të tolerancës ndërfetare në shtetin osman
Abstract
Fermanët sulltanorë përbëjnë në vetvete elitën e dokumenteve të përpiluara nga administrata osmane. Ata shprehnin dhe transmetonin dëshirën e sulltanit që i lëshonte dhe urdhrin e tij të padiskutueshëm për t’u zbatuar nga pritësit, e kushdo që të ishte, pavarësisht nga statusi social, posti ose detyra që mbanin.
Fermanët, përveç vlerave historike dhe kulturore, përmbajnë edhe vlera estetike e artistike të konsiderueshme, të cilat shprehen në aspektin stilistikor, kaligrafik, dekorativ, në llojet e vulave që përdoreshin, miniaturat etj.
Elementët e mësipërm tregojnë nivelin e lartë artistik, jo vetëm të atyre që ia përgatisnin fermanët sulltanit, por edhe të atyre që i prisnin dhe i kopjonin këto dokumente.
Vlerat e shumta të fermanëve pasqyrohen sidomos në fondin “Müzehhep Fermanlar Koleksyonu”, që ruhet në arkivin osman të Kryeministrisë, në Stamboll.
Kërkimet arkivore të kryera vitet e fundit kanë nxjerrë në pah se edhe në Arkivin Qëndror të Shtetit, në Tiranë, ruhet një numër i konsiderueshëm fermanësh, shumë prej të cilëve origjinalë.
Keywords:
ferman, administratë osmane, kaligrafi, artistik, arkivDownloads
References
-
- FERMANLAR, “Të shkruash historinë me tolerancë...”. Përgatitur për botim nga T.İ.K.A dhe D.P.A, Shtëpia Botuese “Arbëria”-Tiranë 2005.
-
- Arkivi Qendror i Shtetit (më tej AQSH); “Fermanlar”...,vep. e cit.
-
- Sh. Sinani. Fermanlar... vep. e cit.
-
- Başbakanlık Osman Arşivi ( më tej B.O.A); Ali Emiri, Fatih nr. 22; Genel Türk Tarihi (më tej G.T.T), Yeni Türkiye Yayınları, Ankara, 2002.
-
- Mehmet Şeker, Anadoluda Bir Arada Yaşama Tecrübesi, Ankara, 2000.
-
- Yavuz Ercan, “Kurumsal Açıdan Gayr-i Müslümler”, Türklerde İnsani Değerleri ve İnsan Hakları, İstanbul, ts. II.
-
- Shaban Sinani: “Doğu elyazmaları ve Arnavutluk’un kültürel gelenekleri”, hyrje në katalogun “ Osmanlı Yazmalar Kataloğu “, Ankara 2001.
-
- Shaban Sinani: “ Arnavutluk ile ilgili fermanlar, enformasyonları üslubu ve kültürü “, në “ Rumeli Kültürü ”, 2003.
-
- Idem: “Fermanët e Shqipërisë– informacioni, stili, kultura “, në “Arkiva të hapur në shoqëri të hapur”, bot.i DPA dhe Arkivave Federale të Zvicrës, Tiranë 2002.
-
- Idem: “ Fermanlar, të shkruajmë historinë me tolerancë…”, Botim i DPA dhe TIKA, Tiranë 2005,