Fermanët sulltanorë, dëshmi të tolerancës ndërfetare në shtetin osman

Autorët

  • Dr. Nezir Bata

Abstract

Fermanët sulltanorë përbëjnë në vetvete elitën e dokumenteve të përpiluara nga administrata osmane. Ata shprehnin dhe transmetonin dëshirën e sulltanit që i lëshonte dhe urdhrin e tij të padiskutueshëm për t’u zbatuar nga pritësit, e kushdo që të ishte, pavarësisht nga statusi social, posti ose detyra që mbanin.
Fermanët, përveç vlerave historike dhe kulturore, përmbajnë edhe vlera estetike e artistike të konsiderueshme, të cilat shprehen në aspektin stilistikor, kaligrafik, dekorativ, në llojet e vulave që përdoreshin, miniaturat etj.
Elementët e mësipërm tregojnë nivelin e lartë artistik, jo vetëm të atyre që ia përgatisnin fermanët sulltanit, por edhe të atyre që i prisnin dhe i kopjonin këto dokumente.
Vlerat e shumta të fermanëve pasqyrohen sidomos në fondin “Müzehhep Fermanlar Koleksyonu”, që ruhet në arkivin osman të Kryeministrisë, në Stamboll.
Kërkimet arkivore të kryera vitet e fundit kanë nxjerrë në pah se edhe në Arkivin Qëndror të Shtetit, në Tiranë, ruhet një numër i konsiderueshëm fermanësh, shumë prej të cilëve origjinalë.

Keywords:

ferman, administratë osmane, kaligrafi, artistik, arkiv

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. - FERMANLAR, “Të shkruash historinë me tolerancë...”. Përgatitur për botim nga T.İ.K.A dhe D.P.A, Shtëpia Botuese “Arbëria”-Tiranë 2005.

  2. - Arkivi Qendror i Shtetit (më tej AQSH); “Fermanlar”...,vep. e cit.

  3. - Sh. Sinani. Fermanlar... vep. e cit.

  4. - Başbakanlık Osman Arşivi ( më tej B.O.A); Ali Emiri, Fatih nr. 22; Genel Türk Tarihi (më tej G.T.T), Yeni Türkiye Yayınları, Ankara, 2002.

  5. - Mehmet Şeker, Anadoluda Bir Arada Yaşama Tecrübesi, Ankara, 2000.

  6. - Yavuz Ercan, “Kurumsal Açıdan Gayr-i Müslümler”, Türklerde İnsani Değerleri ve İnsan Hakları, İstanbul, ts. II.

  7. - Shaban Sinani: “Doğu elyazmaları ve Arnavutluk’un kültürel gelenekleri”, hyrje në katalogun “ Osmanlı Yazmalar Kataloğu “, Ankara 2001.

  8. - Shaban Sinani: “ Arnavutluk ile ilgili fermanlar, enformasyonları üslubu ve kültürü “, në “ Rumeli Kültürü ”, 2003.

  9. - Idem: “Fermanët e Shqipërisë– informacioni, stili, kultura “, në “Arkiva të hapur në shoqëri të hapur”, bot.i DPA dhe Arkivave Federale të Zvicrës, Tiranë 2002.

  10. - Idem: “ Fermanlar, të shkruajmë historinë me tolerancë…”, Botim i DPA dhe TIKA, Tiranë 2005,

Published

2024-05-21

How to Cite

Bata, Dr. Nezir. 2024. “Fermanët sulltanorë, dëshmi Të tolerancës ndërfetare Në Shtetin Osman”. Univers 11 (11):103-12. https://albanica.al/univers/article/view/4331.

Numër

Section

Studime

Similar Articles

<< < 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.