Digjitalizimi i sektorit bankar, ndikimi në performancë e marrëdhëniet bankë-klient
DOI:
https://doi.org/10.55312/op.v14i2.4760Abstract
Turbulencat teknologjike shpërthyese të dekadës së fundit kanë sjellë aktorë të rinj në tregun e financave, tradicionalisht të rezervuar ndaj bankave tregtare. Të quajtur “Fintech” dhe “BigTech”, këta aktorë të rinj janë të përqendruar kryesisht në sektorin e pagesave, por jo vetëm. Me ofrimin e shërbimeve të reja më të shpejta, me më pak kosto dhe të lehta në përdorim, po ndryshon edhe sjellja konsumatore ndaj këtyre shërbimeve. Konsumatorët kërkojnë të shpenzojnë më pak kohë në radhë të gjata në banka dhe të maksimizojnë sasinë e veprimeve që mund të kryejnë në largësi. Kjo duket se po ushtron një trysni pozitive tek bankat, të cilat do të duhet të reformojnë qasjen e biznesit të tyre në raport me këto ndryshime. Përmes vlerësimit të treguesve të performancës së bankave (ROI, ROA,CIR, etj) mund të arrijmë të kuptojmë ndikimin e digjitalizimit dhe përfitueshmërisë së bankave. Shqyrtimi aktual i literaturës, kryesisht nga vende në zhvillim, tregon një lidhje varësie të pranueshme midis teknologjisë dhe përfitueshmërisë së bankave. Kuadri rregullator, duhet të shqyrtohet dhe të shihen përparësitë ose pengesat që ofrohen në implementimin e teknologjisë nga sistemi bankar. Jam ende në kuadër të marrjes së të dhënave që të mund të konfirmojnë se ka më tepër njerëz me telefona celular të zgjuar me lidhje internet se sa kanë llogari bankare. Eksplorimi i kësaj të dhëne duhet parë si mundësi shumë e mirë për të rritur përfshirjen në sistemin e pagesave me efekt të drejtpërdrejte në uljen e ekonomisë informale.Keywords:
digjitizim,, digjitalizim,, FinTech,, BigTech,, teknologji,, banka,, përfitueshmëriDownloads
References
-
Auer et al 2020
-
Citi (2018), “The bank of the future. The ABCs of digital disruption in finance”
-
Kotler.P, 2016 et.al
-
OECD (2020), Digital Disruption in Banking and its Impact on Competition
-
Schwabb.K, “The Fourth Indistrial Revolution” 2016
-
Tongia, R and E Wilson III (2018), “The Dark Side of Metcalfe’s Law: Multiple and Growing Costs
-
of Network Exclusion”
-
https://influencermarketinghub.com/gen-z-spending-habits-stats/
-
https://www.monitor.al/bankat-te-vonuara-apo-promotore-te-digjitalizimit-2/
-
http://www.oecd.org/daf/competition/digital-disruption-in-financial-markets.htm
-
https://rbcn.al/rubicon-becomes-a-principal-member-of-mastercard/