Bullizmi në shkolla dhe mekanizmat për parandalim

Autorët

  • Arbnesha Mexhuani

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v15i1.6067

Abstract

Bullizmi është një problem shumë i madh dhe shqetësues për shoqërinë, i përhapur në sistemin arsimor në të gjithë botën. Kohët e fundit, opinioni publik dhe profesionistët kanë filluar të shqetësohen për aktet e dhunshme dhe sigurinë në shkollat e Kosovës shkak i shpërfaqjes së bullizmit në shkolla. Parandalimi i bullizmit është detyrë e shoqërisë në tërësi, e në veçanti e shkollave, të cilat duhet të luajnë rolin kryesor në parandalimin e këtij fenomeni, që po përbën një kërcënim për mirëqenien e fëmijëve.

Qëllimi i studimit është të identifikohen format e bullizmit që janë të përhapura në shkollat e Kosovës dhe mekanizmat që përdorin shkollat për parandalimin e tyre. Në kuadër të qëllimit synojmë të identifikojmë, po ashtu, aktivitetet e mësimdhënësve dhe veprimet që i ndërmarrin udhëheqësit e shkollave për parandalim.

Studimi është realizuar përmes qasjes hulumtuese të kombinuar, modelit përshkrues dhe vlerësues. Pjesëmarrës në studim ishin 60 mësimdhënës, 120 nxënës dhe 6 drejtorë të gjashtë shkollave të mesme të ulëta. Hulumtimi është realizuar në gjashtë komuna të Kosovës.

Rezultatet tregojnë se në shkollat e Kosovës forma më e përhapur e bullizmit, sipas nxënësve dhe mësimdhënësve, është bullizmi verbal, ndërsa sipas drejtorëve është bullizmi digjital. Ndërsa, mekanizmat që përdorin disa shkolla për parandalim e bullizmit janë kutia e ankesave dhe klubi i ndërmjetësimit të nxënësve.

Sa i përket planit intervenues të veprimit për rastet e bullizmit, vetëm një shkollë e kishte planin, ndërsa të tjerat nuk posedonin plan veprimi, e as rregullore për të menaxhuar rastet e bullizmit. Sa u përket aktiviteteve që i realizojnë mësimdhënësit për parandalimin e bullizmit, një numër më i madh i nxënësve kanë deklaruar se mësimdhënësit fare nuk përdorin aktivitete për parandalimin e bullizmit, ndërsa një numër më i vogël i tyre janë përgjigjur se mësimdhënësit nganjëherë diskutojnë në klasë për bullizmin, si dukuri negative, i udhëzojnë nxënësit në realizimin e projekteve kundër bullizmit dhe i dërgojnë te psikologu.

Rezultatet dhe rekomandimet e këtij studimi do të jenë kontribut në sensibilizimin e të gjithë aktorëve arsimorë dhe institucioneve përgjegjëse të politikave arsimore, për të ndërmarrë masa parandaluese kundër bullizimit në shkolla.

Keywords:

aktivitetet, bullizmi, mekanizmat parandalues, mësimdhënësit, nxënësit, shkollat.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Armitage, R. (2021). Bullying in children: Impact on child health. BMJ Pediatrics’ Open. e000939.10.1136/bmjpo-2020-000939.Marrë nga: https://www.researchgate.net/publication/349998953_Bullying_in_children_Impact_on_child_health/citation/download . Shkarkuar më: 12. 12. 2023

  2. Cook, C. R., Williams, K. R., Guerra, N. G., Kim, T. E., & Sadek, S. (2010). Predictors of bullying and victimization in childhood and adolescence: A meta-analytic investigation. School Psychology Quarterly, 25(2), 65–83. Marrë nga: https://doi.org/10.1037/a0020149 , https://psycnet.apa.org/record/201014197-002 . Shkarkuar më: 14.12.2023

  3. Qeveria e Republikës së Kosovës. Regullore QRK- No.21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar, 2013. https://masht.rks-gov.net/uploads/ 2015/06/rregullore-qrk nr-21-2013-per-protokollin-per-parandalimin dhe-referim.pdf

  4. Chen, M., GAO, S., & Jin, Y. (2021). Do the teachers ‘involvement affect the extent of school bulling? In Z. Tong& J (Eds.). Proceeding of the 2021 International Conference on Education, Language and Art (ICELA2021) (pp.870-875). Atlantis Press.

  5. Demaray, M. & Summers, K. & Jenkins, L. & Davidson Becker, L. (2014). Bullying Participant Behaviors Questionnaire (BPBQ): Establishing a Reliable and Valid Measure. Journal of School Violence.15.10.1080/15388220.2014.964801. Marrë nga: htps://www.researchgate.net/publication/265412543_Bullying_Participant_Behaviors_Questionnaire_BPBQ_Establishing_a_Reliable_and_Valid_Measure/citation/download. Shkarkuar me: 26.12.2023

  6. Danuzaj, T. (2021). Bullizmi në shkolla. Botues: Migros-2 Shpk. Prishtinë

  7. Henry, S. (2000). What is school violence? An integrated definition. The Annals of the American Academy of Political and Social Science, 567 (1), 16–29.

  8. Mammadova, M. (2022). Causes and types of bulling. Journal of Psychology and Pedagogy Research in Modern Realzities, 1(1) Ngussa, B. & Mwema, N. (2021). Correlation between Bullying and Students’ Attitude toward Learning: A Case of Secondary Schools in Tarime District, Tanzania.

  9. National Safe Schools Framework-NSSF (2001) Anti-bullying interventions in schools – what works? Marrë nga: https://www.saferspaces.org.za/beinspired/entry/national-school-safety-framework-nssf. Shkarkuar më 18.12.2023.

  10. Centre for Education Statistics and Evaluation. Marrë nga: https://education.nsw.gov.au/content/dam/main-education/en/home/studentwellbeing/attendance-matters---resources-for-schools/anti_bullying_in_schools_what_works_AA.pdf. Shkarkuar me 26.12.2023

  11. Smith, P. K. (2014). Understanding school bullying: Its nature and prevention strategies. Sage marrë nga: https://doi.org/10.4135/9781473906853 Shkarkuar më 28.12.2023

  12. Riesman. (2008). Narrative Methods for the Human Sciences. Thousand Oak, CA. Marrë nga: https://www.researchgate.net/publication/287084492_ Shkarkuar më 30.12.2023

  13. Rigby, K. (2002). Bullying in childhood. In P. K. Smith & C. H. Hart (Eds.), Blackwell handbook of childhood social development (pp. 549–568). Blackwell Publishing. Marrë nga: https://psycnet.apa.org/record/2003-04408-028. Shkarkuar më 16.12. 2023.

  14. Yahia, B., Mohammed. & Belkheir, H. (2021). The role of physical education and sports class in reducing the phenomenon of school bullying among middle school. Sport System Journal, 8(2), 258-270. Marrë nga: file:////the-role-of-physicaleducation-and-sports-class-in-reducing-the-phenomenon-of-school-bullyingamong-middle-school.pdf. Shkarkuar më: 26.12.2023

  15. Suzanne Le Menestrel. (2020). Preventing Bullyng: Connsequences, prevention, and Intervention. National Academies of Sciences, Engineering, and Medicine. Shkarkuar më 26.11.2024

  16. Chalamandaris Georgios Alexandros, Piette Danielle (2015). School-based anti-bullying interventions: Systematic review of the methodology to assess their effectiveness. Shkarkuar më 24.11.2024

Downloads

Published

2025-04-02

How to Cite

Mexhuani, A. (2025). Bullizmi në shkolla dhe mekanizmat për parandalim. Kërkime Pedagogjike, 15(1), 153–182. https://doi.org/10.62928/kp.v15i1.6067