Ekspertimi i detyrueshëm
DOI:
https://doi.org/10.55312/op.vi2.4372Abstract
Ekspertimi si një nga llojet e provave, parashikohet në kreun e dytë, seksioni 6 i Kodit të Procedurës Penale Shqiptare 1). Natyrisht duke e parë këtë lloj prove, në raport me përcaktimet e bëra në Kodet e Procedurës Penale të shumë vendeve të huaja, në përgjithësi, nga ana e legjislatorit është mbajtur i njëjti qëndrim. Ndërsa, për sa i përket ekspertimit të detyrueshëm, në legjislacionin e sotëm procedural penal shqiptar, nuk parashikohet si një dispozitë e posaçme, kur një sërë kodesh të procedurave penale të huaja, e parashikojnë atë. Kjo kërkesë ka ardhur, si rrjedhojë e nevojave të diktuara, nga praktika e organeve të procedimit penal. Duke iu referuar ekspertimit të detyrueshëm, ai është parë në planin krahasues si të legjislacionit shqiptar, gjatë zhvillimit historik të tij dhe të legjislacioneve të një sërë vendesh të huaja, si edhe të mendimit juridik shqiptar e të huaj. Caktimi i ekspertimit, në çdo rast, është në vartësi të karakterit të rrethanave të konstatuara në çështjen dhe të provuarit të tyre, d.m.th. se ai kushtëzohet jo nga qëndrimi subjektiv i subjekteve të të provuarit, por nga veçoritë objektive të çështjes. Sikurse theksuam, në çdo rast, që hetimi ose shqyrtimi gjyqësor i çështjes shtron kërkesën e konstatimit të fakteve ose sqarimit të tyre, mbi bazën e zbatimit të njohurive të veçanta nga fushat e veçanta të dijes, sipas fazave të zhvillimit të procedimit penal, ofi ceri i policisë gjyqësore dhe prokurori, gjatë ndjekjes penale ose gjykata gjatë gjykimit, kanë për detyrë të caktojnë ekspertimin.Keywords:
Ekspertizë, kodi shqiptar i procedurës penale, procedurë penale, vendim, legal, prokuror, gjyq, rrethana, çështje.Downloads
References
-
Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë.
-
Kodi i Procedurës Penale i Republikës Popullore të Shqipërisë.
-
Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë.
-
Kodi i Procedurës Penale i Francës.
-
Kodi i Procedurës Penale i Zvicrës.
-
Kodi i Procedurës Penale i Gjermanisë.
-
Kodi i Procedurës Penale i Italisë.
-
Kodi i Procedurës Penale i Greqisë.
-
Kodi i Procedurës Penale i Rusisë.
-
Kodi i Procedurës Penale i Bullgarisë.
-
Kodi i Procedurës Penale i Kosovës.
-
Charles e O’Hara e Gregori L’Ohara “Fondementals of Criminal Investigation”, f. 521, 523.
-
Jean Pradel, Procedura Penale, Paris 1992, f. 393.
-
Kodi i Procedurës Penale i Bullgarisë.
References
Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë.
Kodi i Procedurës Penale i Republikës Popullore të Shqipërisë.
Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë.
Kodi i Procedurës Penale i Francës.
Kodi i Procedurës Penale i Zvicrës.
Kodi i Procedurës Penale i Gjermanisë.
Kodi i Procedurës Penale i Italisë.
Kodi i Procedurës Penale i Greqisë.
Kodi i Procedurës Penale i Rusisë.
Kodi i Procedurës Penale i Bullgarisë.
Kodi i Procedurës Penale i Kosovës.
Charles e O’Hara e Gregori L’Ohara “Fondementals of Criminal Investigation”, f. 521, 523.
Jean Pradel, Procedura Penale, Paris 1992, f. 393.
Kodi i Procedurës Penale i Bullgarisë.



