Proçesi psikoterapeutik dhe ndikimet tek terapisti

Autorët

  • Arbjola Halimi
  • Gisela Goleci

Abstrakti

Në mënyrë të zakonshme pjesa më e madhe e studimeve të cilat lidhen me proçesin e psikoterapisë fokusohen tek klienti si dhe tek ndikimet e tij mbi të. Të pakta janë ato studime të cilat lidhen me impaktin që ka psikoterapia si një proçes tepër dinamik dhe thellësisht njerëzor tek terapisti. Meqenëse ky i fundit është i vetmi mjet i shërimit në një marrëdhënie dhe proçes të vazhdueshëm dhe delikate nuk mund të mbeten jashtë vëmendjes ndikimet dhe ndryshimet që zhvillohen brenda tij të cilat për rrjedhojë influencojnë më pas edhe klientin dhe mirëqenien e tij subjektive. Nga disa studime sugjerohet se vetë profesionistët e shëndetit mendor janë ata të cilëve u rrezikohet më shumë kjo mirëqenie për shkak të investimit tepër të lartë njerëzor që kërkon psikoterapia dhe përvojavë lënduese për të cilat klientët vijnë në psikoterapi. Ky artikull është një përpjekje për të kuptuar më shumë këto dinamika të ndërsjellta ndikimesh që lidhen me vetë psikoterapistin. Nisur nga këtu disa pyetje investiguese mund të shtrohen të tilla si ato në lidhje me specifika të këtij ndikimi dhe impaktin në shërimin e klientit. Metoda e përdorur për të grumbulluar të dhëna është analiza narrative, intervistave gjysëm të strukturuara së bashku me grounded theory. Kampioni përfshin 8 psikoterapistë me një përvojë mbi 12 vjeçare në terapi. Disa nga gjetjet sugjerojnë se ka një ndikim tepër domethënës të proçesit psikoterapeutik tek vetë terapisti dhe se natyra e këtij ndikimi lidhen me specifikat që vijnë nga klientët si dhe problematikat klinike të tyre së bashku me faktorë të tjerë.

Fjalët kyçe:

Psikoterapi, Ndikim, Terapist, Mirëqenie Psikologjike, Dinamika

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Gerson, Barbara. The therapist as a person. Life crises, life choices, life experiences, and their effects on treatment. 2001. Library of Congress. USA. ISBN 0-88163-357-7

  2. Geller J. D., Norcross J. C., Orlinsky D. E. The Psychotherapist’ own psychotherapy: Patient and Clinician Perspectives. 2005, Oxford University Press.

  3. Winnette P., Baylin J. Working with traumatic memories to heal adults with unresolved childhood trauma. Neuroscience, Attachment theory and Pesso Boyden system Psychomotor Psychotherapy. 2017, Jessica Kingsley Publishers.

  4. Farber Sh. K. Celebrating the Wounded Healer Psychotherapist. Pain, Post-Traumatic Growth and Self-Disclosure. 2017, Routledge, Taylor & Francis Group.

  5. Sherman, L. 2015. Skills in Counselling & Psychotherapy with Children & Young People. SAGE publications. Francesca Inskipp Series Editor.

  6. APA website of Psychotherapy and Clinical Psychology

  7. Frontiers in Psychology, 2022. National Library of Medicine

  8. Peters Sh. The Effects of Practicing Psychotherapy on Therapist’ personal life. https://www.madinamerica.com/2016/11/effects-practicing-psychotherapy-therapists-personal-lives/

Downloads

Botuar

2024-11-24

Si të citoni

Halimi, A., & Goleci, G. (2024). Proçesi psikoterapeutik dhe ndikimet tek terapisti. Optime, (1), 188–195. Retrieved from https://albanica.al/optime/article/view/5880

Numri

Seksioni

Articles