Biodisponibiliteti dhe bioefikasiteti i vitaminës C dhe E në lëkurë

Autorët

  • Aurora Braçe
  • Kleva Shpati
  • Aida Dama
  • Erda Qorri
  • Edlira Kaloshi

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.6086

Abstract

Përdorimi i lëndëve ushqyese funksionale për të lehtësuar ndryshimet në lëkurë, si ndjeshmëria ndaj dritës, plakja dhe thatësia, po rritet në tregun e barnave pa recetë. Lëndët ushqyese më të përdorura në këtë kontekst janë vitaminat, karotenoidet, polifenolet dhe mineralet. Për lëkurën, rruga klasike e administrimit së përbërësve aktivë është aplikimi topikal, dhe industria farmaceutike ka përvojë të konsiderueshme në këtë fushë. Megjithatë, një tjetër mundësi për të ushqyer me përbërës bioaktivë lëkurën është administrimi oral, dhe përdorimi i suplementeve orale për përmirësimin e gjendjes së lëkurës po rritet. Në këtë rast, përbërësit bioaktivë të ushqimit duhet të kalojnë disa pengesa përpara se të arrijnë në lëkurë; ata duhet të kalojnë nëpër traktin gastrointestinal, të kalojnë barrierën e zor rëve, të arrijnë në qarkullimin e gjakut, dhe më pas të shpërndahen në indet e ndryshme të trupit, përf shirë lëkurën. Avantazhi i kësaj rruge të administrimit është se përbërësit bioaktivë të ushqimit me tabolizohen dhe më pas shpërndahen në të gjithë indet, potencialisht në formë aktive. Po ashtu, gjaku vazhdimisht furnizon lëkurën me këta përbërës bioaktivë, të cilët mund të shpërndahen në të gjitha shtresat e lëkurës, pra, epidermën, dermën, yndyrën nëndermë, si dhe sebumin. Ky artikull prezanton mekanizmat e përfshirë në bioaktivitetin e lëndëve ushqyese si vitaminat C dhe E në nivelin intesti nal, si dhe në nivelin e lëkurës, por gjithashtu efikasitetin e tyre në lëkurë. Vitamina E ka treguar se ka një aftësi antioksiduese dhe luan një rol në mbrojtjen nga drita dhe në parandalimin e plakjes, vetëm ose në bashkëpunim me vitaminën C. Literatura për vitaminën C dhe përfitimet e saj për lëkurën është më e bollshme, duke treguar prova për efektin e dobishëm të këtij përbërësi kundër dëmtimit të lëkurës nga UV dhe stresit oksidativ, duke sugjeruar se marrja e suplementeve me vitaminë C mund të jetë i dobishëm për parandalimin e plakjes së lëkurës, mbrojtjes nga drita dhe për tharjen e lëkurës.

Keywords:

lëkurë, lëndë ushqyese funksionale, vitaminën C, vitamina E

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biographies

Aurora Braçe

Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Albanian University

Kleva Shpati

Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Albanian University

Aida Dama

Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Albanian University

Erda Qorri

Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Albanian University

Edlira Kaloshi

Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Albanian University

Downloads

Published

2024-12-20

How to Cite

Braçe, A., Shpati, K., Dama, A., Qorri, E., & Kaloshi, E. (2024). Biodisponibiliteti dhe bioefikasiteti i vitaminës C dhe E në lëkurë. Optime, (2), 55–62. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6086

Numër

Section

Artikuj

Categories