Ri-ndërhyrja kirurgjikale, në zëvendësimin e valvulës aortale pas zëvendësimit të mëparshëm transkateteral(tavr) të valvulës aortale kundrejt atij kirurgjikal (savr): ç’na mëson eksperienca perëndimore

Autorët

  • Arber Aliu
  • Klodiana Duriçi
  • Ira Lazo
  • Altin Veshti

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.6128

Abstract

Hyrje Nevoja për ri-ndërhyrje të valvulës aortale në Shqipëri sa vjen e rritet. Për faktin edhe të vetë rritjes së moshës mesatare rritja automatike e pacientëve me indikacion për kirurgjinë e valvulës së aortës është faktike. Vetëm në 2 vitet e fundit në qendrën tonë janë realizuar 8 (tete) rindërhyrje kirurgjikale mbi valvulën e aortës. Bazuar në përpjekjet e kolegëve hemodinamistë kardiologë për ta zgjeruar indikacionin e TAVR në pacientë me moshë dhe risk edhe më të ulët, lind nevoja e këtij artikulli ilustrues ku të dhënat nga Society of Thoracic Surgeons’ (STS) National Database tregojnë rezultate që duhen marrë në kon-sideratë. Kjo pasi shqetësimet për rindërhyrjeve pas zëvendësimit transkateteral të valvulës aortale (TAVR) po rriten, veçanërisht pasi realizueshmëria e një TAVR të përsëritur mbetet e pasigurtë. Objektivat Ky artikull ilustrues paraqet rreziqet e lidhura me zëvendësimin kirurgjikal të valvulës aortale (SAVR) pas procedurave të mëparshme TAVR ose SAVR dhe nevojën për hartimin e një strategjie të drejtë për trajtimin e këtyre pacientëve. Metodat Të dhënat e pacientëve u morën nga Baza e të Dhënave të Shoqatës së Kirurgëve Torakalë 10-vjeçar USA, u analizuan, duke u fokusuar te individët që i janë nënshtruar SAVR bioprotetik pas TAVR dhe/ ose SAVR të mëparshëm. Analizat përfshijnë grupet totale dhe të izoluara të SAVR, me pikësynimin kryesor vdekshmërinë operatore. Rezultatet Në studim u perfshinë 31,106 pacientë që i janë nënshtruar SAVR, 1,126 kishin kryer më parë TAVR (TAVR-SAVR), 674 kishin kryer SAVR dhe TAVR (SAVR-TAVR-SAVR), dhe 29,306 kishin kryer vetëm SAVR më parë (SAVR-SAVR). Analiza e përputhur për rastet e izoluara të SAVR tregoi një rritje 1.74 herë më të lartë të vdekshmërisë operative për TAVR-SAVR krahasuar me SAVR-SAVR (P = 0.020). Ne qendren tone ne dy vitet e fundit jane kryer 8 raste me reultate shume te mira , asnje humbje dhe kohe operatore te aferta me intervenimet per here te pare. Konkluzione Ky studim theksoi rrezikun e rritur të rioperimit në pacientët pas TAVR në krahasim me pacientët pas SAVR, duke ofruar një perspektivë vendimtare për zgjedhjen fillestare të valvulave në trajtim. Kon-cepti i ekipit multidisiplinor për TAVR mbetet jetik. Për pacientët me pritshmëri më të gjatë jetese (sidomos mbi 10-vjeçare) dhe anatomi të papërshtatshme për TAVR, një qasje fillestare SAVR mund të ofrojë rezultate më të mira edhe në ri-ndërhyrjet e nevojshme kirurgjikale mbi valvulën e aortës. Theksojmë se në qendrën tonë numër i interventëve miniinvazive për kirurgjinë e valvulës së aortës po shkon drejt rutinës duke ulur traumën dhe ditëqëndrimin spitalor me një mortalitet dhe morbiditet minimal duke e bërë konkurues TAVR edhe për pacientë të moshave të mëdha dhe me risk të lartë.

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biographies

Arber Aliu

Shërbimi i Kardikirurgjisë

QSUT Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza Tiranë

Klodiana Duriçi

Shërbimi i Kardikirurgjisë

QSUT Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza Tiranë

Ira Lazo

Shërbimi i Kardikirurgjisë

QSUT Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza Tiranë

Altin Veshti

Shërbimi i Kardikirurgjisë

QSUT Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza Tiranë

References

  1. - Fukuhara S, Robert B. Hawkins, Redo Surgical Aortic Valve Replacement After Prior Transcathe-ter Versus Surgical Aortic Valve Replacement JACC Journals › JACC: Interventions › Archives › Vol. 16 No. 8

  2. J Am Coll Cardiol Int . 2023 Apr, 16 (8) 942–953

  3. - Fukuhara S, Brescia AA, Deeb GM. Surgicalexplantation of transcatheter aortic bioprostheses:an analysis from the Society of Thoracic SurgeonsDatabase. Circulation. 2020;142:2285–2287.

  4. - Leon MB, Mack MJ, Hahn RT, et al. Outcomes 2years after transcatheter aortic valve replacemen-tin patients at low surgical risk. J Am Coll Cardiol.2021;77:1149–1161

  5. - Popma JJ, Deeb GM, Yakubov SJ, et al. Trans-catheter aortic-valve replacement with a self-ex-panding valve in low-risk patients. N Engl JMed. 2019;380:1706–1715

  6. - Gleason TG, Reardon MJ, Popma JJ, et al. 5-Yearoutcomes of self-expanding transcatheter ver-sussurgical aortic valve replacement in high-risk pa-tients. J Am Coll Cardiol. 2018;72:2687–2696.

  7. - Society of Thoracic Surgeons. Adult CardiacSurgery Database. Accessed August 23, 2022.https:// www.sts.org/registries/sts-national-database/adult-cardiac-surgery-database.

  8. - Jorgensen TH, Thyregod HGH, Ihlemann N,et al. Eight-year outcomes for patients with aortic-valve stenosis at low surgical risk randomized totranscatheter vs. surgical aortic valve replace-ment. Eur Heart J. 2021;42:2912–2919

  9. - Tang GHL, Zaid S, Kleiman NS, et al. Explant vsredo-TAVR after transcatheter valve failure:mid-term outcomes from the EXPLANTORREDO-TAVR international registry. J Am Coll Cardiol Intv.2023;16:927–941

  10. - Hans Gustav Thyregod1, Lars Søndergaard,The Nordic aortic valve intervention (NOTION) trial compar-ing transcatheter versus surgical valve implantation: study protocol for a randomised controlled trial, ClinicalTrials.gov: NCT01057173.

  11. - Landes U, Webb JG, De Backer O, et al. Repeattranscatheter aortic valve replacement for trans-catheter prosthesis dysfunction. J Am Coll Cardiol.2020;75:1882–1893

Downloads

Published

2024-12-20

How to Cite

Aliu, A., Duriçi, K., Lazo, I., & Veshti, A. (2024). Ri-ndërhyrja kirurgjikale, në zëvendësimin e valvulës aortale pas zëvendësimit të mëparshëm transkateteral(tavr) të valvulës aortale kundrejt atij kirurgjikal (savr): ç’na mëson eksperienca perëndimore. Optime, (2), 44–50. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6128

Numër

Section

Artikuj

Categories