Tërheqja maksilare me ankorim dentar dhe skeletik. Rishikim narrativ i literaturës

Autorët

  • Jonida Vajvoda
  • Elona Kongo

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.6149

Abstract

Tërheqja përpara e maksilës shtë trajtimi i preferuar për rastet e malokluzionit skeletik të klasës IIItë të shkaktuara nga retruzioni maksilar. Përdorimi i ankorimit skeletik (BAMP), përmes mini vidave ose pllakave kockore, përveç tërheqjes më të madhe zvogëlon kompensimet dentare dhe nuk dëmton divergjencën vertikale. Duke krahasuar rezultatet e arritura nga tërheqja me ankorim dentar (TAMP) me ato të siguruara nga ankorimi skeletik, qëllimi i këtij rishikimi është të përcaktojë nëse BAMP rrit përfitimet në trajtimin e retruzionit maxilar te pacientët në rritje, duke ofruar efekte më të mëdha skeletore dhe duke reduktuar kohën e trajtimit. Materiale dhe Metoda. Në bazat e të dhënave PubMed dhe Cochrane Library u realizua një kërkim me fjalët kyçe: “tërheqje maksilare”, “ankorim dentar”, “ankorim skeletik”. Rezultatet: Kërkimi rezultoi me një total prej 767 artikujsh (760 në PubMed dhe 136 në Cochrane Library). 12 studime u përfshinë në këtë rishikim literature. Konkluzion: Të dy protokollet janë efektive në trajtimin e retruzionit maksilar te pacientët në rritje në fazën e parë të denticionit të përzier. Megjithatë, BAMP është më efektiv në aspektin e tërheqjes përpara të maksilës, kontrollin më të mirë të divergjencës vertikale dhe më pak proklinim të incisivëve maxilarë. BAMP nuk shkurton kohën e trajtimit.

Keywords:

tërheqje maksilare, ankorim dentar, ankorim skeletik

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biography

Jonida Vajvoda

*Departamenti i Stomatologjisë, Specializimi "Ortognatodonci", Albanian University

Downloads

Published

2024-12-20

How to Cite

Vajvoda, J., & Kongo, E. (2024). Tërheqja maksilare me ankorim dentar dhe skeletik. Rishikim narrativ i literaturës. Optime, (2), 147–155. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6149

Numër

Section

Artikuj

Categories