Korrupsioni dhe mashtrimi pjesë e asimetrisë së informacionit, parë në këndvështrimin e audituesve të jashtëm

Autorët

  • Almida Hoxha
  • Elisabeta Shehu

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.6159

Abstract

Konceptet e korrupsionit dhe qeverisjes janë shpesh të lidhura. Lufta kundër korrupsionit në kuadrin e mirëqeverisjes kërkon forcimin e zbatimit të legjislacionit antikorrupsion dhe ndërgjegjësimin e krijimin e kulturës së luftës kundër korrupsionit. Promovimi i qeverisjes së mirë në të gjitha aspektet e saj, përfshin ndër të tjera edhe sigurimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e efikasitetit dhe llogaridhënies së sektorit publik dhe luftën kundër korrupsioni, si elementë thelbësorë të një kuadri brenda së cilit ekonomitë mund të përparojnë. Auditimi nuk është një përfundim në vetvete por një pjesë e domosdoshme e një sistemi rregullator, qëllimi i të cilit është të zbulojë shmangiet nga standardet e pranuara dhe shkeljet e parimeve të ligjshmërisë, eficencës, efektivitetit dhe ekonomicitetit të menaxhimit financiar. Ai ndihmon përmes rekomandimeve në marrjen e veprimeve korrigjuese të veçanta dhe i detyron llogaridhënësit të pranojnë përgjegjësinë e të ndërmarrin hapa për të parandaluar ose të paktën për të vështirësuar ripërsëritjen e rasteve të shkeljeve të tilla. Në nivelin e sotëm të zhvillimit, auditimi i jashtëm është një pjesëmarrës i rëndësishëm në sistemin e qeverisjes. Ai synon mbështetjen dhe forcimin e mekanizmave të menaxhimit të institucioneve, si dhe vlerësimin dhe përmirësimin e efektivitetit të proceseve të menaxhimit dhe kontrollit të rrezikut, duke kontribuar përmes gjetje/rekomandimeve në krijimin e një “filtri” për monitorimin dhe kontrollin e mundshëm të mashtrimit me qëllim minimizimin ose në kushtet më të mira eliminimin e tij.

Keywords:

mashtrim, korrupsion, audites i jashtëm, njësi/institucion, issai, intosai, trekëndëshi i mashtrimit

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biographies

Almida Hoxha

Albanian Univeristy

Elisabeta Shehu

Albanian Univeristy

Downloads

Published

2024-12-20

How to Cite

Hoxha, A., & Shehu, E. (2024). Korrupsioni dhe mashtrimi pjesë e asimetrisë së informacionit, parë në këndvështrimin e audituesve të jashtëm. Optime, (2), 226–237. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6159

Numër

Section

Artikuj

Categories