Procesi i çmuarjes së provave dhe krijimi i bindjes përtej çdo dyshimi të arsyeshëm

Autorët

  • Eneja Allmuça
  • Eldorado Aga

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.6162

Abstract

Në procesin penal, organit të akuzës i kërkohet të provojë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, çdo element që përbën veprën penale, për të cilën akuzohet i pandehuri. Një sistem juridik i konsoliduar duhet të garantojë efektivisht këtë parim. Ky parim pasqyron vlerën e lartë shoqërore të sigurisë dhe lirisë personale në një shtet të së drejtës. Qëllimi i trajtimit të kësaj teme është pikërisht nxjerrja në pah e rëndësisë së këtij parimi si një nevojë për garantimin e një procesi të rregullt ligjor. Ky punim synon t’i japë një perceptim ndryshe konceptit “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm” si dhe të analizojë kriteret kryesorë mbi të cilët bazohen gjykatat. Ky punim do të evidentojë qasjet teorike dhe krahasimore midis dy sistemeve kryesore juridike. Punimi ka si qëllim që t’u japë përgjigje një sërë pyetjesh siç janë: “Çfarë kuptojmë me konceptin “tej çdo dyshimi të arsyeshëm; Çfarë rëndësie ka një provë e vetme lidhur me provimin e fajësië së të pandehurit; Çfarë ndikimi kanë “indicjet” gjatë procesit të çmuarjes së provave dhe krijimit të bindjes së brendshme të gjyqtarit si dhe cilat të drejta kushtetuese implikon aplikimi i këtij parimi?” Duke marrë parasysh temën e punimit, është dashur fillimisht të identifikoheshin materialet specifike të fushës, që lidhen me akte ligjore, manuale apo komentare, bibliografi vendase dhe e huaj, konsultimi i burimeve elektronike dhe praktikave gjyqësore vendase dhe të huaja. Gjatë punimit janë përdorur metodologji të ndryshme studimore, si metodologjia e analizës së rasteve, e sintezës dhe metodologjia krahasuese.

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biographies

Eneja Allmuça

Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Eldorado Aga

Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

References

  1. Jurisprudencë shqiptare dhe e huaj

  2. Bykov k. Rusisë [DhM], Aplikimi nr. 4378/02, gjykim i datës 10 mars 2009, §89.

  3. Gjykata Kushtetuese Federale (Bundesverfassungsgericht), Karlsruhe/2 BvR 814/87, 23

  4. Shtator 1987.

  5. Jackson k. Virginia, 443 U.S. 307, 317 n.9 (1979).

  6. Kyprianou k. Qipros, Aplikimi nr. 73797/01, gjykim i datës 15 dhjetor 2005.

  7. Minelli k. Zvicrës, Aplikimi nr. 8660/79 gjykim i datës 25 mars 1983.

  8. People k. Dahlin, 539 NE 2d 1293, 1296 (Ill. App. Ct. 1989).

  9. People k. Sims, 853 P.2d 992, 1024 (Cal. 1993);

  10. People k. Wong, 619 NE2d 377, 381 (NY 1993);

  11. Shtetet e Bashkuara k. Byrd, 352 F.2d 570, 575 (2d Cir. 1965); shih gjithashtu

  12. Shtetet e Bashkuara k. Indorato, 628 F.2d 711, 720–21 (1st Cir. 1980).

  13. Shtetet e Bashkuara k. Johnson, 343 U.S. 5, 6 n.1 (2d Cir. 1965);

  14. Vendim nr. 47, datë 07.11.2011 i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

  15. Vendimi nr. 205, datë 06.04.2005 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

  16. Vendimi nr. 25, datë 15.01.2003, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

  17. Vendimi nr. 57, datë 21.12.2012 i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

  18. Victor k. Nebraska, 511 US 1, 16 (1994).

  19. Literaturë

  20. Komentari Elektronik http://komentarielektronik.magjistratura.edu.al/

  21. Ligori Henrik, Për problemin e provës së vetme, “Jeta Juridike”, nr.4/2013.

  22. Shapiro, & Karl T. Muth, Beyond a Reasonable Doubt: Juries Don’t Get It, 52 Loy. U. Chi. L. J. 1029 (2021).

  23. Akte ligjore

  24. Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë

  25. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

  26. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Downloads

Published

2024-12-20

How to Cite

Allmuça, E., & Aga, E. (2024). Procesi i çmuarjes së provave dhe krijimi i bindjes përtej çdo dyshimi të arsyeshëm. Optime, (2), 256–265. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6162

Numër

Section

Artikuj

Categories