Konventa e Nikozisë, përqasja në legjislacionin shqiptar

Autorët

  • Erlanda Agaj

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.6167

Abstract

Punimi synon të trajtojë detyrimet e ligjvënësit shqiptar që burojnë nga Konventa e Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pronën kulturore, miratuar në Nikosia më 19 maj 2017, që njihet si “Konventa e Nikozisë”. Në cilësinë e traktatit të parë ndërkombëtar dedikuar për kriminalizimin e veprave penale kundër trashëgimisë kulturore, Konventa e Nikozisë plotëson boshllëqet e lëna nga konventat e mëparshme, dhe veçanërisht vë në jetë qëllimet e shprehura, por të paarritura nga Konventa e Delfit e 1985-ës. Punimi synon të nxjerrë në pah shtrirjen e kufizuar të praktikës gjyqësore shqiptare, në ndjekjen penale dhe gjykimin e krimeve kundër pronës kulturore. Referuar të dhënave konkrete të viteve 2011–2023, konstatohet se përgjatë këtyre viteve gjatë janë regjistruar 121 raste, por janë përfunduar vetëm me 24 autorë të dënuar. Ratifikimi i Konventës së Nikozisë, ka një rëndësi të madhe pasi Shqipëria duhet të hartojë një strategji dhe plan veprimi të mirëfilltë për të penalizuar një sërë veprimesh që prekin trashëgiminë kulturore, në funksion të hartimit të akteve konkrete ligjore. Synimi parësor duhet të jetë miratimi i dispozitave të hollësishme ligjore për të siguruar zbatimin e tyre efektiv. Këtu përfshihet harmonizimi i legjislacionit në lidhje me veprat penale të trashëgimisë kulturore, me standardet ndërkombëtare. Arritja e harmonizimit të legjislacionit do të ketë ndikim të drejtëpërdrejtë në përmirësimin e praktikave gjyqësore dhe rritjen e kapaciteteve midis organeve të zbatimit të ligjit dhe praktikuesve të së drejtës. Zbatimi i Konventës do të forcojë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, duke rritur numrin e çështjeve të hetuara dhe gjykuara, njëkohësisht duke forcuar angazhimin e vendit ndaj detyrimeve të tij ndërkombëtare dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore globale.

Keywords:

konventa e Nikozizë, trashëgimia kulturore , krime kundër pronës kulturore, përgjegjësia penale ,pasuri kulturore

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biography

Erlanda Agaj

Magjistrate, profili Gjyqtare , Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsëm, Tiranë

References

  1. Botime dhe artikuj shkencor

  2. Aharon Barak, “Gjyqtari në demokraci”, Shtëpia botuese & shtypshkronja “Morava”, faqja 4.

  3. Artur Prenga, “Përgjegjësia penale e personave juridikë. Aspekte teorike dhe problematika gjyqësore”, Punim diplome, kandidat për magjistrat profili gjyqtar, viti 2018, Biblioteka e Shkollës së Magjistraturës, faqja 71-76.

  4. Artan Hoxha, “Ekstradimi dhe urdhri europian i ndalimit”, 2011, Shtëpia botuese “Morava”, faqja 28.

  5. Sokol Berberi, “Arsyetimi dhe shkrimi ligjor”, Tiranë 2011, Shtypshkronja “MORAVA”, faqet 17-24.

  6. Sokol Berberi, “Ligjvënësi dhe interpretimi gjyqësor i ligjit”, Revista Juridike Shkencore “Jeta Juridike”, Numri3, Viti XV i botimit, Tiranë, shtator 2014, Shtëpia botuese dhe shtypshkronja “MORAVA”, faqja 9.

  7. Jean Pradel, Geert Corstens, Gert Vermeulen, “E drejta penale evropiane”, 2009, Botimet Papirus, faqja 47.

  8. Jonad Bara, “Interneti dhe krimi kibernetik”, Revista Juridike Shkencore “Jeta Juridike” Numri 3, Viti VIII i botimit, Tiranë, shtator 2010, Shkolla e Magjistraturës, Shtëpia botuese dhe shtypshkronja “MORAVA”, faqja 95.

  9. Kristaq Traja, “Tipologjia e kuptimeve të së drejtës”, Revista Juridike Shkencore “Jeta Juridike” Numri 2, Tiranë 2018, Shkolla e Magjistraturës, Shtëpia botuese dhe shtypshkronja “ONUFRI”, faqja 33.

  10. Leonard F.M Besselink, “Identiteti kombëtar dhe kushtetues para dhe pas Lisbonës”, Revista Juridike Shkencore “Jeta Juridike” Numri 4, Viti XV i botimit, Tiranë, dhjetor 2014, Shkolla e Magjistraturës, Shtëpia botuese dhe shtypshkronja “MORAVA”, faqja 135.

  11. Mateusz Maria Bieczyński, “The Nicosia Convention 2017: A New International Instrument Regarding Criminal Offences against Cultural Property”, Santander Art and Culture Law Review 2/2017 (3): 255-274 DOI: 10.4467/2450050XSNR.17.017.8432, faqja 263. (Aksesuar më datë

  12. 01.2025 SAACLR nr 2_2017_(3)_16 (2).pdf)

  13. Beyeler kundër Italisë ([GC], nr. 33202/96, GJEDNJ 2000-I), paragrafi 113.

  14. Manual për trajnimin e prokurorëve, gjyqtarëve dhe autoriteteve të tjera ligjzbatuese,“Hetimi dhe ndjekja e veprave penale që lidhen me pronësinë intelektuale në Shqipëri”, përgatitur dhe përshtatuar nga Prof.Dr. Mariana SEMINI-TUTULANI, WIPO 2020, faqja 15.

  15. Naim Mëçalla, “Pastrimi i parave, Elementët juridiko – penal dhe kriminologjik”, Tiranë 2013, Shtëpia Botuese KLEAN, faqja 273.

  16. Prof.Dr. Xhezair Zaganjori, “Azili dhe ekstradimi ose ndjekja penale dhe persekutimi. Koncepte me rëndësi që krijojnë jo pak vështirësi në praktikën gjyqësore”, Revista Juridike Shkencore, “Jeta Juridike” Numri 2, Tiranë 2018, Shkolla e Magjistraturës, Shtëpia botuese dhe shtypshkronja “ONUFRI”, faqja 15.

  17. Legjislacion

  18. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

  19. Ligji nr. 123/2024 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Veprat Penale që Lidhen me Pasurinë Kulturore”, bërë në Nikosia më 19.5.2017

  20. Ligji Nr.9490, datë 13.3.2006 “Për ratifikimin e Konventës për ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale, Paris 2003”); Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë

  21. Ligji nr.9806, datë 17.9.2007 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Europiane për trashëgiminë arkeologjike”.

  22. Kodi Penal

  23. Kodi Doganor

  24. Ligji nr. 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”

  25. Ligji Nr.9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.

  26. Praktikë gjyqësore

  27. Vendim nr. 31, datë 19.11.2003 i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

  28. Vendim nr. 34, datë 20.12.2005 i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

  29. Vendim nr. 19, datë 01.06.2011 i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

  30. Vendim nr. 1, datë 11.01.2011 i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

  31. Vendim nr. 00-2024-1859 (282) datë 19.11.2024, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

  32. Vendim nr. 41-2010-3507, datë 27.09.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

  33. Vendim nr. 62-2013-4495, datë 30.12.2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

  34. Vendim nr. 11-2014-1571, datë 02.04.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

  35. Vendim nr.13-2015-1044, datë 19.02.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

  36. Vendim nr. 13-2015-6585, datë 19.11.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

  37. Vendim nr. 21-2016-992, datë 08.06.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

  38. Vendim nr. 646 (62-2017-5620) datë 20.11.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

  39. Vendim nr. 884, datë 15.04.2024 i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

  40. Burime nga web

  41. “Council of Europe Convention on offences relating to cultural property, CETS No. 221 and explanatory report”, Nicosia 19.V.2017, Council of Europe, March 2022 https://rm.coe.int/ council-of-europe-convention-on-offences-relating-to-cultural-property/1680a5dafb (Aksesuar në datën 15.01.2025)

  42. “The Nicosia Convention in 10 questions and answers”, botim i Këshillit të Evropës, Mars 2023, faqja 9. https://rm.coe.int/the-nicosia-convention-in-10-questions-and-answers-/1680aae7f1 (Aksesuar në datën 14.01.2025)

  43. https://qbz.gov.al/eli/fz/2025 (Aksesuar në datën 14.01.2025)

  44. https://www.coe.int/en/web/conventions/full-list?module=signatures-by-treaty&treatynum=221 (Aksesuar në datën 14.01.2025)

  45. https://www.coe.int/en/web/portal/46-members-states (Aksesuar në datë 14.01.2025)

  46. Raporte të Prokurorit të Përgjithshëm (Aksesuar në datën 13 Janar 2025)

Downloads

Published

2024-12-20

How to Cite

Agaj, E. (2024). Konventa e Nikozisë, përqasja në legjislacionin shqiptar . Optime, (2), 294–305. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6167

Numër

Section

Artikuj

Categories