Sistemet e drejtësisë në disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, reforma në drejtësi

Autorët

  • Rialda Xhizdari
  • Klevent Xhizdari

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.6183

Abstract

Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një sistem drejtësie i cili përballet me sfida të mëdha. Dalja e tyre si një sistem i centralizuar ka rezultuar në një ndikim të drejtëpërdrejtë lidhur me funksionimin efektiv dhe të besueshëm. Në shumicën e tyre këto sisteme janë të prekura nga mungesa e pavarësisë së institucioneve gjyqësore që lidhet me ngadalësimin e proceseve ligjore për shkak të praktikës së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Kjo mungesë e pavarësisë së institucioneve ka shkaktuar dhe shkakton probleme lidhur me ndikimin politik dhe korruptiv të proceseve gjyqësore si dhe zgjatjen në kohë të tyre, duke rrezikuar integritetin dhe besueshmërinë e drejtësisë në këto vende. Reforma në drejtësi tek shtetet e Ballkanit Perëndimor paraqitet si një angazhim i fortë që synon forcimin e pavarësisë së institucioneve gjyqësore, përmirësimin e kapaciteteve dhe aftësive të personelit gjyqësor si dhe thjeshtimin e procedurave ligjore me qëllim rritjen e efikasitetit të drejtësisë. Parë në këtë këndvështrim, bashkëpunimi Ndërkombëtar dhe mbështjetja për këto reforma janë thelbësore për përparimin e drejtësisë në Rajon dhe për ndërtimin e shoqërive të drejta dhe të barabarta. Punimi është një analizë e sistemit të drejtësisë së këtyre vendeve, institucioneve , reformave të zbatuara drejtë apo jo, problematikave duke synuar të ofrojë një kuptim të qartë të situatës aktuale dhe të propozojë hapat e nevojshëm drejt një sistemi gjyqësor më të fortë dhe më efektiv.

Keywords:

Sistem Drejtësie, Ballkan Perëndimor, Reformë në Drejtësi, Proces gjyqësor

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biographies

Rialda Xhizdari

Albanian University

Klevent Xhizdari

Business Center “Gkam”

Downloads

Published

2024-12-20

How to Cite

Xhizdari, R., & Xhizdari, K. (2024). Sistemet e drejtësisë në disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, reforma në drejtësi. Optime, (2), 429–436. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6183

Numër

Section

Artikuj

Categories