Gegnishtja po ban gëk

Autorët

  • Hans-Joachim Lanksch

Abstrakti

Nisma për rishikimin e punës së Kongresit të Drejtshkrimit, të gjuhës së tashme standarde si dhe për futjen e gegnishtes në
shkollat e trevave gegnishtfolëse, simbas gjasave, te shtresat e gjana do të hasë në rezervë se "s'asht momenti". Me siguri, s'asht
momenti me u marrë mu tash me problemin e gjuhës unitare të shqiptarëve. Probleme ma urgjente ka me tepricë - në Shqipni,
ndër detyrat prioritare të shtëpisë figurojnë p.sh.: lufta kundër krimit të organizuem dhe korrupsionit, reformimi i thellë i sistemit
të drejtësisë, zgjidhja e çështjes së drejtës së pronës, përmbushja e standardeve për integrimin euroatlantik (citue nga fjalët e
Presidentit të Republikës). Jashtë Shqipnie, jemi tue u marrë me lutjet për paqe dhe me protestat kundër nji tufe njerzish që
synojnë, me çdo kusht, me shkretue Lindjen e Afërme me versionin e dytë të nji lufte aq të çmendun sa dhe kriminele. Momenti, në të vërtetë, nuk asht. Kur ka me qenë momenti për shqyrtimin e çashtjes së gjuhës shqipe? Atëherë, kur ujku ka me banue me qengjin dhe leopardi ka me u shtri përbri kecit?

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-09

Si të citoni

Lanksch, H. (2023). Gegnishtja po ban gëk. Phoenix, 6(4-6), 168–173. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1285

Numri

Seksioni

Artikuj