Ironie fatit dhe e rastisjeve të kqija.

Si duhet të shkruejmë?

Autorët

  • Lec Shllaku

Abstrakti

Në kohën kur Martin Luteri, me përkthimin e Bibljes në gjermanisht, atë gjuhë, që u vulos përfundimisht si gjuhë letrare e zyrtare e atij populli të madh, pararojë n'Europë, në Shqipni, Gjon Buzuku, nxirrte edhe ai «Mesharin» e vet në gjuhen shqipe, atë vepër të madhe monumentale, nji nderë e peng i madh, dishmi kulture të naltë të ktij populli të lashtë. Ironia e ktij ballafaqimi, qindron aty se, të dy popujt tanë europianë, patën pikpamje të kundërta për gjykimin e vlersimin e madhshtisë të dy autorëve. Nji Kongres i paparashikuem, i paparaprim prej kohe e prej zhvillimit të natyrshëm kulturor e shoqnor të jetës së Vendit, vetëm i nxitun prej forcës së pushtetit politik, i pa asnji meritë e i padrejtë, Kongresi i Drejtshkrimit, do të «zbulonte» nji çamje artificiale në historinë e kulturës shqiptare e në vjetin 1972—midis tjerash—mbas monopolizimit të nji letërsie të gjanë në djalektin jugor me tematikë krejt të politizueme, do të dekretonte tërthorazi edhe rrzimin e vlerave të Buzukut e Mbasardhësve të tij të lavdishëm, flakjen e gjuhës së tyne nga përdorimi, nxjerrjen e saj jasht ligji.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-09

Si të citoni

Shllaku, L. (2023). Ironie fatit dhe e rastisjeve të kqija.: Si duhet të shkruejmë?. Phoenix, 6(4-6), 178–188. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1287

Numri

Seksioni

Artikuj