Arbëreshët japin mendimin e tyre rreth së drejtës së shkrimtarëve gegë për të shkruar edhe në dialektin e tyre

Autorët

  • Emanuele Giordano

Abstrakti

Dialekti gegë ka qenë gjuha e Buzukut, Bardhit, Fishtës, Koliqit, Camajt etj. - dhe ka gramatikat e veta si p.sh. atë të K. Kamsit, K. Gurakuqit. Edhe në Itali, Trilussa e Pascarella, kanë shkruar në dialektin e Romës, të tjerë kanë p ë rd o ru r atë n ap o litan , siçilian,
venedikas. Në vitin 1972 shqiptarët vepruan me vend duke bërë Kongresin për bashkimin e gjuhës, ashtu siç kanë bërë italianët
në të shkuarën për bashkimin e gjuhës së tyre. Dëshira (e ligjëshme) e gegëve për të shkruar në dialektin e tyre nuk është një shpagim për të vënë gegërishten si gjuhë zyrtare, mbasi tashti një gjuhë e tillë ekziston, por ata duan të kenë të drejtën ose mundësinë (lirinë) për të shkruar vepra letrare edhe në dialektin e tyre. Një shembull e japin vetë Arbëreshët, ndër të cilët, ata më të
shkolluarit shkruajnë dhe flasin shqipen dhe të folura t e ndryshme arbëreshe, që janë një pasuri kulturore, për ta ashtu si për çdo popull tjetër. Të folurat arbëreshe janë një pasuri si nga ana leksikore ashtu edhe nga ana gramatikore, sintaksore, fonetike, filologjike etj.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-09

Si të citoni

Giordano , E. (2023). Arbëreshët japin mendimin e tyre rreth së drejtës së shkrimtarëve gegë për të shkruar edhe në dialektin e tyre. Phoenix, 6(4-6), 198–200. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1290

Numri

Seksioni

Artikuj