Gjendja ekonomike dhe politike në Kosovë gjatë Luftës së Parë Botërore

Autorët

  • Limon Rushiti

Abstrakti

Ndonëse me fillimin e Luftës së Parë Botërore Kosova nuk ishte e përfshirë menjëherë në ato territore ku zhvilloheshin luftimet, ajo me të gjitha potencialet e veta ndodhej në luftë, ngase e gjithë ekonomia e saj ishte përfshirë nëpërmjet rekuizimeve të të mirave materiale, si të drithit e kafshëve, të cilat i bënin organet e pushtetit serb dhe të atij malazez, për nevoja ushtarake në territoret e veta. Po ashtu u bë edhe mobilizimi i shqiptarëve dhe i të tjerëve në radhët ushtarake, ndonëse në kontratën e bërë ndërmjet Turqisë dhe Serbisë ishte paraparë që deri më 1915 të gjithë ata që i takonin konfesionit mysliman të mos u nënshtrohen obligimeve ushtarake. Se Serbia nuk iu përmbajt kontratës së përmendur me Turqinë shihet nga një raport i komandës së trupave ushtarake serbe, ku thuhej se nga Maqedonia dhe Kosova ishin regrutuar 53.088 njerëz. Prej këtvre 8.481 ishin shqiptarë dhe turq, të dërguar në frontin e luftës me Austrohungarinë. Mobilizimi i meshkujve u shtye me hyrjen e Bullgarisë në luftë kundër Serbisë, që ndikoi në angazhimin edhe më të madh jo vetëm të njerëzve, por edhe të ekonomisë për nevoja ushtarake.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2024-09-30

Si të citoni

Rushiti, L. (2024). Gjendja ekonomike dhe politike në Kosovë gjatë Luftës së Parë Botërore. Kosova, (15), 87–105. Retrieved from https://albanica.al/revista_kosova/article/view/5490

Numri

Seksioni

Artikuj