Jehona e atentatit të Sarajevës dhe masat e qeverisë malazeze për përgatitjen e vendit për luftë në korrik të vitit 1914

Autorët

  • Miloje Vuković

Abstrakti

Lajmi për atentatin e Sarajevës u prit në Mal të Zi me frikë mes faktorëve përgjegjës dhe me gëzim mes masave popullore. Qeveria e Malit të Zi, megjithëse në një situatë shumë të vështirë, u solidarizua me Serbinë. Kushtet e papranueshme që Austro-Hungaria i kishte drejtuar Serbisë, edhe pse nuk e preknin drejtpërdrejt Malin e Zi, megjithatë kërcënonin interesat e tij. Qeveritë e Serbisë dhe Malit të Zi ndërmorën të gjitha masat për të shmangur luftën. Megjithatë, Austro-Hungaria, e mbështetur nga Gjermania, donte të bënte luftë. Meqenëse lufta ishte e pashmangshme, qeveria e Malit të Zi ndërmori, gjatë muajit korrik 1914, të gjitha masat për të përgatitur vendin për luftë. Këto masa ishin shprehje e ndjenjës së të gjithë popullit malazez për të luftuar përkrah popullit serb për mbrojtjen e pavarësisë së tij. Gjatë krizës së korrikut, masat popullore të Malit të Zi, megjithëse të vetëdijshme për vështirësitë e luftës me Austro-Hungarinë e armatosur mirë dhe të fuqishme, manifestuan, që në ditën e parë të krizës, solidaritetin e tyre me Serbinë dhe Rusinë. Ata ishin të vetëdijshëm për rolin historik të luftës së pashmangshme për pavarësinë e tyre kombëtare dhe bashkimin me Serbinë. Ideja e bashkimit të popullit serb kërcënonte ekzistencën e një dinastie. Njëra nga dy mbretëritë duhej të humbiste pavarësinë dhe dinastinë e saj. Ishte çështje e Malit të Zi dhe dinastisë së tij.Interesi i dinastisë ishte qëllimi kryesor i politikës së jashtme dhe të brendshme të mbretit Nikolla. Për këtë arsye, mbreti Nikolla u mbështet në Rusinë dhe pranoi me aftësi disponimin e masave dhe krijohej përshtypja se ishte ai që i jepte shtysë këtij disponimi. Megjithatë, mbreti solidarizohej, para së gjithash, me fuqitë e Antantës sepse ai shihte në to garancinë e interesave të tij dhe të interesave të dinastisë së tij.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2024-09-30

Si të citoni

Vuković, M. (2024). Jehona e atentatit të Sarajevës dhe masat e qeverisë malazeze për përgatitjen e vendit për luftë në korrik të vitit 1914. Kosova, (15), 393–406. Retrieved from https://albanica.al/revista_kosova/article/view/5507

Numri

Seksioni

Artikuj