Të dhëna për qëndrimin e Skënderbeut në Shqipëri para vitit 1443

Autorët

  • Teuta Shala

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi29-30.5776

Abstract

Figura historike e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të shumtë. Shumica e studiuesve që janë marrë me jetën dhe veprën e Skënderbeut, krahas problemeve të shumta, kujdes të veçantë i kanë kushtuar edhe veprimtarisë së tij në Shqipëri para vitit 1443. Për veprimtarinë e Skënderbeut gjatë viteve në fjalë është shkruar në mënyra të ndryshme, varësisht prej këndë vështrimeve të autorëve, synimeve të tyre, si dhe burimeve që ata kanë marrë për bazë. Ka ndodhur shpesh, që edhe në mesin e këtyre studiuesve, të shfaqen mospajtime për disa nga problemet që hasim gjatë periudhës në fjalë. Këto mospajtime shfaqen sidomos për dy çështje: 1. Mosha e dorëzimit peng të Gjergj Kastriotit dhe 2. Qëndrimi i Skënderbeut në Shqipëri para vitit 1443.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-11-18

How to Cite

Shala, Teuta. 2024. “Të dhëna për qëndrimin E Skënderbeut Në Shqipëri Para Vitit 1443”. Kosova, no. 29-30 (November). Prishtinë, Kosovë:71-78. https://doi.org/10.62609/ks.vi29-30.5776.

Numër

Section

Artikuj