Aktivitetet e Institutit të Historisë “Ali Hadri”- Prishtinë gjatë vitit 2021

Authors

  • Sabit Syla
  • Gjon Berisha

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi46.4208

Abstract

Gjatë vitit në 2021 IHP ka organizuar disa konferenca shkencore, të cilat krahas shënimit të disa ngjarjeve historike kishin për qëllim edhe sjelljen dhe prezantimin e rezultateve dhe njohurive të reja në fushën e historiografisë shqiptare dhe më gjerë: - Në përvjetorin e 40-të të Demonstratave të vitit 1981, IHP organizoi më 10 qershor 2021 Konferencën shkencore, në të cilën punimet e tyre rreth tematikës së mësipërme i paraqitën rreth 30 studiues nga trevat shqiptare e më gjerë. Kumtesat e paraqitura në këtë sesion u karakterizuan nga qasja shumëdimensionale, këndvështrimet dhe teoritë moderne në hulumtime shkencore lidhur me këtë Lëvizje që përkujton një kthesë të rëndësishme në historinë e re të Kosovës dhe të kombit shqiptar në përgjithësi. - IHP, në cilësinë e bashkë-organizatorit me Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës, bashkë-organizoi më 25-28 nëntor 2021 në Tiranë Kuvendin e III-të të Studimeve Albanologjike. Rreth 182 studiues, shqiptarë dhe të huaj, për tri ditë rresht me dy seanca paralele paraqitën prurjet e tyre në shkencat: histori, gjuhësi, antropologji dhe studime letrare.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-03-15

How to Cite

Syla, Sabit, and Gjon Berisha. 2024. “Aktivitetet E Institutit Të Historisë ‘Ali Hadri’- Prishtinë Gjatë Vitit 2021”. Kosova, no. 46 (March). Prishtinë, Kosovë:280-86. https://doi.org/10.62609/ks.vi46.4208.

Issue

Section

Articles