Pikëpamjet iluministe dhe shqiptarët gjatë Rilindjes kombëtare shqiptare

Auteurs

  • Luan Tetaj

DOI :

https://doi.org/10.62609/ks.v47i47.3697

Résumé

Iluminizëm “Lumières” është emri që i vunë në Francë fenomenit evropian, “Enlightenment” në Angli dhe “Auflarung” në Gjermani etj. Me emrin iluminizëm identifikohen intelektualët francezë që i dhanë vend të rëndësishëm arsyes, vullnetit por edhe imagjinatës për të njohur botën dhe për të rindërtuar shoqërinë. Për iluministët e keqja vinte nga kisha e cila ishte burim i obskurantizmit që patjetër duhej kundërshtuar. Shekulli XVIII është quajtur «shekulli i filozofëve». Fryma iluministe u ndikua edhe në vendet e tjera të Evropës dhe më gjerë. Me zhvillimin e ekonomisë, kulturës, politikës etj., pikëpamjet iluministe arritën nivelin më të lartë të saj. Iluministët gjatë shekullit XVIII e kundërshtonin politikëbërjen e asaj kohe, sepse për qëllim kishin lirinë e të menduarit nga ideologjitë fetare dhe orientimet drejt zhvillimeve dhe botëkuptimeve të reja. Karakteristikë e shekullit të iluminizmit ishte shkëmbimi i ideve, kritikave, polemikave, komunikimit publik etj.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

  1. Gilbert Hattois, La Philosophie Française au "Siècle des Lumières", Paris, 1997, f. 112.

  2. Masar Stavileci, Iluminizmi shqiptar, “Botime Toena’’, 2000, f. 8

  3. Gilbert Hattois, La Philosophie Française au…, f. 114.

  4. Tzvetan Todorov, Fryma e Iluminizmit, “Buzuku”, Prishtinë, 2009, f. 9.

  5. Masar Rizvanolli, Iluminizmi në letërsinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Prishtinë, 1990, f. 14.

  6. Gilbert Hattois, La Philosophie Française..., f. 116.

  7. Ferrone Vincenzo, Le Monde des Lumières, Madrid, 1997, f. 188. 8 Emanuel Kanti, Beantvortung Der Frage: Vas ist Aufklarung, Berliniſche Monatsſchrift, 1784, f. 55.

  8. Walter Hӧflechner, Gëzim Hoxha, Romeo Gurakuqi, Hyrje në studimin e historisë, “Phoenixshkodra”, Shkodër, 2004, f. 51.

  9. Masar Stavileci, Iluminizmi në letërsinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare..., f. 3.

  10. Masar Stavileci, Iluminizmi shqiptar..., f. 17.

  11. Ali Dida, “Ndikimi i ideve politike e shoqërore të Iluminizmit frëng në Rilindjen Kombëtare Shqiptare”, Gjurmime albanologjike, Seria e shkencave historike nr. 25-1995, “Instituti Albanologjik, Prishtinë”, Prishtinë, 1997, f. 76.

  12. Stefanaq Pollo, “Roli i popullit shqiptar në historinë e re dhe të sotme”, Studime historike Nr. 1, “Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë”, Tiranë, 1967.

  13. Masar Stavileci, Idetë e Iluminizmit frëng dhe fryma e tij në letërsinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, tezë e doktoratës, Prishtinë, 1984, f. 318.

  14. Veli Veliu, Ndikimet letrare frënge-shqiptare, “Vatra”, Shkup2005, f. 101.

  15. Zija Xholi, Mendimtarë të Rilindjes Kombëtare, “8 Nëntori”, Tiranë, 1987, f. 26.

  16. Zihni Haskaj, Mendimi politik e shoqëror i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, (Përmbledhje artikujsh nga shtypi) Vëllimi I (1879-1908), “Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë”, Tiranë, 1971, f. 8.

  17. Masar Stavileci, Idetë e Iluminizmit frëng..., f. 319.

  18. Zihni Haskaj, Mendimi politik e shoqëror i Rilindjes Kombëtare Shqiptare..., f. 9.

  19. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, Katalogu sistematik i dokumenteve (1832-1912), Politika, përgatitur nga Nevila Hoxha, Tiranë 982, f. 2.

  20. AQSH, Fondi. 39, Dosja 1, f. 4.

  21. Naum Veqilharxhi, u lind më 1797 në fshatin Vithkuqi në rrethin e Korçës. Ai ishte ndër figurat më të njohura të Rilindjes Kombëtare Shqiptare të shek. XIX. Naumi për arsye të veprimtarisë për çështjen kombëtare ishte i përndjekur nga pushtuesit e huaj. U detyrua të largohej nga vendi përkohësisht për të emigruar në Rumani. Si student gjatë asaj kohe mori pjesë në revoltat-revolucionin e Vllahisë e Moldavisë. Në Rumani pati rastin të takohet edhe më bashkëvendës të cilët ishin larguar për motive të njëjta politike.

  22. Masar Rizvanolli, Iluminizmi në letërsinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare..., f. 173.

  23. AQSH, Fondi.39, Dosja 1, f. 4.

  24. Myslim Islami, Naumi Veqilharxhi, “Rilindja”, Prishtinë, 1978, f. 8.

  25. Myslim Islami, Naumi Veqilharxhi, “8 Nëntori”, Tiranë, 1977, f. 15-16.

  26. Historia e Popullit Shqiptar II, Rilindja Kombëtare vitet ‘30 të shek. XIX-1912, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë,, “Botime Toena”, Tiranë, 2002, f. 99.

  27. AQSH, Fondi. 39, Dosja 3, f. 55; Naum P. Veqilharxhi, Fari i Ri Evetar Shqip për Djelm Nismëtorë, Mot i dytë, 1845, Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1984.

  28. Naum P. Veqilharxhi, Fari i Ri Evetar Shqip për Djelm Nismëtorë, Mot i dytë, 1845..., f. 1. 30 Koli Xoxi, Revolucioni borgjez francez 1789-1794, dhe jehona e tij në mjedisin shqiptar, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, f. 113.

  29. Islam, Naum Veqilharxhi …, f. 112.

  30. AQSH, Fondi.39, Dosja 2; Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, Rilindja Kombëtare Shqiptare, Vëllimi I (Katalog i materialeve dokumentare të fondeve personale), Tiranë, 1976, f. 26.

  31. Po aty.

  32. Ismet Dermaku, Paraqitja e Naum Veqilharxhit dhe rëndësia e veprimtarisë së tij iluministe e patriotike (1797-1854), Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe kolonitë shqiptare të mërgimit në Rumani dhe në Bullgari, Prishtinë, 1986, f. 67.

  33. Pashko Vasa, u lind më 17 shtator 1825 në Shkodër, paraardhësit e fisit të tij ishim me orgjinë nga Mirdita. Pasi u arsimua në vendlindje filloi punën si sekretar i konsullatës britanike në Shkodër nga viti 1842-1847, që iu mundësua të mësojë dijen edhe gjuhët e huaja, si: italishten, frëngjishten, greqishten, turqishten etj. Veprimtar i dalluar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

  34. Vaso Pashko, Bardha e Temalit, Prishtinë, “Rilindja”, 1990, f. 10.

  35. Christian Gut, Pashko Vasa, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Botime të veçanta LXXXIX, Seksioni i Gjuhës dhe Letërsisë, Libri 38, Prishtinë, 2008, f. 132.

  36. Masar Rizvanolli, Iluminizmi në letërsinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare..., f. 206.

  37. Arben Puto, Stefanaqo Pollo, Histoire De L’Albania des origins à nos jours, Roanne France, Harvath, 1974, f. 152-153.

  38. Naim Frashëri u lind në Frashër të Përmetit. Ishte njëri ndër përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare gjatë shek. XIX dhe hartues tekstesh në gjuhën shqipe. Gjatë shkollimit dhe arsimimit mësoi shumë gjuhë të huaja të kohës, si: arabishten, persishten, turqishten, greqishten dhe frëngjishten. Naimi përmes gjuhëve të huaja arriti të mësojë për zhvillimin e ideve iluministe në Evropë dhe më gjerë.

  39. Grup autorësh, Historia e Letërsisë Shqipe I-II, “Rilindja”, Prishtinë, 1989, f. 65.

  40. Masar Rizvanolli, Iluminizmi në letërsinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare..., f. 213.

  41. Rexhep Qosja, Porosia e Madhe, Rilindja, Prishtinë, 1990, f. 216.

  42. Masar Rizvanolli, Iluminizmi në letërsinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare..., f. 221.

  43. Sami Frashër u lind në Frashër të Përmetit. Mësimet e para i mori në vendlindje. Së bashku më vëllain e tij Naimin vijuan shkollimin në Gjimnazin “Zosimea”, që ishte ndër shkollat më të mira të kohës. Gjatë formimit të tij si intelektual pati rastin ta njihte më mirë filozofinë perëndimore, greqishten, italishten, frëngjishten dhe turqishten. Samiu ishte njëri ndër ideologët më të shquar të Rilindjes Kombëtare, i cili i dha shumë kulturës dhe formimit të shtetit shqiptar.

  44. AQSH, Fondi. 51, Dosja 31, f. 1; Ndriçim Kulla, Antologji e mendimit shqiptar, 1870-1945, “Plejad”, Tiranë, 2003, f. 62.

  45. Veli Veliu, Ndikime letrare frënge-shqiptare…, f. 90.

  46. Zija Xholi, Mendimtarë të Rilindjes Kombëtare, “8 Nëntori”, Tiranë, 1987, f. 320.

  47. Sami Frashëri, Qytetërimi Islam, “Logos-A”, Shkup, 2002, f. 14.

  48. Ndriçim Kulla, Antologji e Mendimit Shqiptar, 1870-1945..., f. 63.

  49. Veli Veliu, Ndikime letrare frënge-shqiptare…, f. 119.

  50. Ali Dida, “Ndikimi i ideve politike e shoqërore të iluminizmit frëng në Rilindjen Kombëtare Shqiptare..., f. 83.

  51. Sami Frashëri, Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet, Prishtinë, 2007, f. 94.

Téléchargements

Publiée

2024-01-19

Comment citer

Tetaj, Luan. 2024. « Pikëpamjet Iluministe Dhe shqiptarët Gjatë Rilindjes kombëtare Shqiptare ». Kosova 47 (47). Prishtinë, Kosovë:75-90. https://doi.org/10.62609/ks.v47i47.3697.

Numéro

Rubrique

Artikuj