Për hyjin e mirësisë dhe të shqiptarisë

Tomë Mrijaj, Monsinjor dr. Zef Oroshi, një jetë e shkrirë për fe dhe atdhe, New York, U. S. A, 2009

Auteurs

  • Muhamet Shatri

DOI :

https://doi.org/10.62609/ks.v47i47.3710

Résumé

Libri monografik i publicistit, veprimtarit dhe humanistit Tomë Mrijaj, me titull: “Monsinjor dr. Zef Oroshi, një jetë e shkrirë për fe dhe atdhe” (jetëshkrim), është një lloj enciklopedie gjithëpërfshirëse dhe mjaft kuptimplote, për kontributin e madh atdhetar e fetar të meshtarit, mjeshtrit të letrave, arkitektit të institucioneve fetare, monsinjor dr. Zef Oroshi. Veprimtaria e tij në afirmimin e çështjes shqiptare në Mirditë - Shqipërinë e Veriut, në Kosovën martire, në Itali dhe në SHBA, ka qenë deri diku e njohur, por jo aq sa ofron kjo vepër monografike studimore. Zef Oroshi, ka qenë jo vetëm udhëheqës shpirtëror, por edhe drejtues i qëndresës popullore antikomuniste për disa muaj me radhë në Shqipëri, kurse në botën e jashtme është angazhuar me tërë qenien për ndërlidhjen e fijeve të mërgatës shqiptare, për organizimin e mobilizimin më të mirë të saj, për kultivimin e fesë, kulturës dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare, përgjithësisht.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Téléchargements

Publiée

2024-01-19

Comment citer

Shatri, Muhamet. 2024. « Për Hyjin E mirësisë Dhe Të shqiptarisë: Tomë Mrijaj, Monsinjor Dr. Zef Oroshi, Një Jetë E Shkrirë për Fe Dhe Atdhe, New York, U. S. A, 2009 ». Kosova 47 (47). Prishtinë, Kosovë:241-51. https://doi.org/10.62609/ks.v47i47.3710.

Numéro

Rubrique

Recension