Aktivitetet e Institutit të Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë gjatë vitit 2022

Auteurs

  • Teuta Peli

DOI :

https://doi.org/10.62609/ks.v47i47.3712

Résumé

Gjatë vitit 2022 Instituti i Historisë ka shënuar disa jubile të rëndësishme duke organizuar konferenca shkencore dhe akademi solemne, të cilat kishin si synim shënimin e disa ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme historike, duke sjellë rezultate të reja në fushën e historiografisë sonë:- Më 7 dhe 8 prill 2022, Instituti i Historisë në bashkëpunim me Instituti i Historisë-Tiranë dhe Institutin Albanologjik-Prishtinë organizoi Konferencën shkencore: “Gjenocidi serb kundër shqiptarëve gjatë shek. XIX-XX”, në të cilën rezultatet e tyre i prezantuan 66 studiues nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Kumtesat e prezantuara në këtë Konferencë shkencore kishin për objekt studimi gjenocidin serb ndaj popullit shqiptar përgjatë shekujve XIX dhe XX, me theks të veçantë gjenocidin serb ndaj popullit shqiptar në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, konkretisht gjatë luftës në Kosovë.-Në përvjetorin e 55 të themelimit, Instituti i Historisë, më 4 nëntor 2022, organizoi Akademinë solemne, ku me fjalë përshëndetëse morën pjesë udhëheqës dhe përfaqësues të institucioneve shkencore e kulturore nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Téléchargements

Publiée

2024-01-19

Comment citer

Peli, Teuta. 2024. « Aktivitetet E Institutit Të Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë Gjatë Vitit 2022 ». Kosova 47 (47). Prishtinë, Kosovë:255-60. https://doi.org/10.62609/ks.v47i47.3712.

Numéro

Rubrique

Aktivitete