Tafil Boletini: “Pranë Isa Boletinit”, Kujtime 1, (1892-1916), Tetovë, 1996, f. 267.
DOI :
https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5348Résumé
Me kujtimet e Tafil Boletinit jam njohur gjatë hulumtimeve në Arkivin Qendror të Shtetit, të cilat i kam shfrytëzuar gjatë hartimit të monografisë kushtuar njërës prej figurave të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Isa Boletinit. Përpunuesi i këtyre kujtimeve. prof. Marenglen Verli, ka bërë një punë serioze në përpunimin dhe redaktimin e tyre, duke ruajtur të paprekur mendimin e autorit. origjinalitetin gjuhësor të tij etj. Duke u mbështetur në kriteret shkencore që kërkon publikimi i gjinisë së kujtimeve të karakterit historik, kujtimet janë ndarë në dy vëllime. Vëllimi i parë titullohet “Pranë Isa Boletinit”, që përfshin vitet e Rilindjes Kombëtare dhe vitet e para pas shpalljes së pavarësisë (1892-1916). Vëllimi i dytë titullohet “Përballë sfidave të kohës”, Kujtime 2 (1916-1963).
