Koha e jetuar e grave në Kosovë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore: rishkrimi i feminizmave historikë nga poshtë
DOI :
https://doi.org/10.62609/ks.vi50.7921Résumé
Ky artikull propozon një historiografi feministe të Kosovës të ndërtuar mbi idenë e temporalitetit jolinear, kujtesës së trupëzuar dhe analizës strukturore të riprodhimit shoqëror. Në vend që historia e grave të paraqitet si një vijë progresi e pandërprerë gjatë socializmit, studimi e vendos kohën e jetuar të grave brenda ritmeve të mbivendosura të punës, ideologjisë dhe mbijetesës. Duke u mbështetur në konceptin e Victoria Browne për kohën feministe jolineare dhe në qasjet materialiste e afektive të Elizabeth Grosz, Silvia Federici dhe Verónica Gago, artikulli sfidon narrativat shtetërore që e paraqesin përfshirjen e grave si histori të mbyllur emancipimi. Këto pikënisje teorike mundësojnë një lexim të përvojave të grave jo si arritje të njëpasnjëshme, por si shtresa kohore ku përsëritja, shtyrja dhe dukshmëria e ndërprerë bashkëjetojnë. Përmes shqyrtimit të periodikëve dhe fushatave ideologjike gjatë Luftës së Dytë Botërore deri në periudhën e hershme socialiste, artikulli identifikon katër fusha tematike ku dalin në pah kontradiktat e emancipimit: heqja e mbulesës, amësia socialiste, pjesëmarrja në luftë dhe puna e përcaktuar brenda kufijve ideologjikë. Secila prej këtyre fushave tregon se si gratë shqiptare të Kosovës ishin herë të mbiekspozuara si shenja të transformimit ideologjik, herë të përjashtuara në mënyrë strukturore nga vendimmarrja. Për shembull, heqja e mbulesës u paraqit si liri, por shpesh u zbatua si kontroll i trupit të grave. Amësia u ngrit në nivel simbolik si themel i së ardhmes socialiste, ndërsa mbeti e rrënjosur në punë të papaguar që mbante gjallë jetën e përditshme. Pjesëmarrja e grave në rezistencë dhe luftë u glorifikua për të përforcuar narrativat shtetërore, edhe pse veprueshmëria e tyre konkrete u shtyp ose u fragmentua. Hyrja në tregun e punës u interpretua si shenjë barazie, por u kushtëzua nga diskurset biologjike dhe amësore që kufizonin mobilitetin profesional. Këto raste zbulojnë një kohë të jetuar që mbetet e ngërthyer në struktura të përsëritura, pra, kurrë plotësisht e kapërcyer. Temporalitetet e kujdesit, riprodhimit dhe mbijetesës ndërthuren me pritjet për modernizim dhe përshpejtim socialist, duke krijuar një kohë të dyfishtë ku vazhdimësia patriarkale dhe kërkesat e ideologjisë socialiste ngarkojnë njëra-tjetrën. Artikulli kontribuon në kritikat ndaj historiografive socialiste dhe post-socialiste që e instrumentalizojnë përvojën e grave për qëllime ideologjike dhe mbështet argumentin për një metodë feministe që i reziston rrafshimit epistemik dhe që gjurmon format e pjesshme, të ndërprera dhe të brishta të kujtesës përmes së cilave mund të rindërtohen historitë nga poshtë. Në këtë mënyrë hapet mundësia për të rimarrë feminizma historikë që nuk u përfshinë kurrë plotësisht brenda kategorive që iu imponuan.Mots-clés :
Historiografi feministë, gratë në Kosovë nën socializëm, ideologjia në Kosovë.Téléchargements
Références
-
Ashcroft B., Griffiths G., Tiffin H., The Empire Writes Back: Theory and Practice in Post-Colonial Literatures, 2nd ed., New Accents, London: Routledge, 2002.
-
Doan D., Sakralizimi i Politikës në Shqipërinë Komuniste (1944–1991), translated by Edvin Cami, Pika pa sipërfaqe, 2024.
-
Federici S., Caliban and the Witch, 2nd rev. ed., Autonomedia, 2004.
-
Gago V., Feminist International: How to Change Everything, translated by Liz Mason-Deese, London: Verso, 2020.
-
Kamp M., The New Woman in Uzbekistan: Islam, Modernity, and Unveiling under Communism, Jackson School Publications in International Studies, Seattle: University of Washington Press, 2006.
-
Limani Myrtaj M., Arifi F., “Vëzhgime të përgjithshme mbi procesin emancipues të grave shqiptare në shekullin XX”, Kosova, 2022: 109–131.
-
Fraser N., “Contradictions of Capital and Care”, New Left Review, 31 July 2016: 99–117, https://doi.org/10.64590/nt2.
-
Ballinger P., Ghodsee K., “Socialist Secularism: Religion, Modernity, and Muslim Women’s Emancipation in Bulgaria and Yugoslavia, 1945–1991”, Aspasia 5(1) (2011), https://doi.org/10.3167/asp.2011.050103.
-
Prifti P. R., “The Albanian Women’s Struggle for Emancipation”, Southeastern Europe 2(1) (1975): 109–129, https://doi.org/10.1163/187633375X00070.
-
Rexhepi P., White Enclosures: Racial Capitalism and Coloniality along the Balkan Route, On Decoloniality, Durham: Duke University Press, 2023.
-
Federici S., The Crisis of Social Reproduction: Silvia Federici and Mariarosa Dalla Costa in Conversation with Louise Toupin, with Mariarosa Dalla Costa, Louise Toupin, and Käthe Roth, 1st ed., Toronto: Between the Lines, 2025.
-
Bhattacharya T., Vogel L. (eds.), Social Reproduction Theory: Remapping Class, Recentering Oppression, Mapping Social Reproduction Theory, London: Pluto Press, 2017.
-
Agimi, November 1950, no. 7.
-
Buletini, no. 2 (1947); no. 16 (1948); no. 5–6 (1947).
-
Rilindja, 12 kallnuer (January) 1956; 17 kallnuer (January) 1954.