Marrëdhëniet kulturore Shqipëri-Poloni (1949-1951) sipas dokumenteve diplomatike shqiptare dhe polake

Auteurs

  • Donika Avdulli

DOI :

https://doi.org/10.62609/ks.vi50.7923

Résumé

Ky punim trajton marrëdhëniet kulturore ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë gjatë viteve 1949 - 1951, të periudhës kur misionet diplomatike u drejtuan nga Mihal Prifti dhe Bolesław Jeleń. Duke u mbështetur në dokumente arkivore, studimi synon të zbërthejë jo vetëm dimensionin protokollar dhe institucional të këtyre marrëdhënieve, por edhe funksionin e tyre kulturor si një pjesë integrale e strategjisë së kampit socialist në pasluftë. Emërimet e diplomatëve përbënin një pikënisje thelbësore, ku biografitë politike dhe partizane të përfaqësuesve si Prifti dhe Jeleń i jepnin legjitimitet dhe autoritet marrëdhënieve të reja bilaterale. Analiza tregon se proceset e akreditimit diplomatik, ceremonitë e pritjes dhe përfshirja e elementëve shoqërorë si studentët shqiptarë në Poloni, përveç se ishin akte protokollare, funksiononin si instrumente propagandistike për të theksuar miqësinë brenda bllokut lindor. Struktura e legatës shqiptare në Varshavë, e përbërë nga figura me profile të ndryshme politike, ekonomike dhe administrative, pasqyronte një vizion të koordinuar për bashkëpunim shumëplanësh. Në të njëjtën kohë, prania e stafit mbështetës polak në legatën shqiptare shënon një ndërlidhje të ngushtë kulturore dhe funksionale. Nga ana tjetër, veprimtaritë kulturore të vitit 1949, si ftesat për pjesëmarrje në kongrese letrare, manifestime përkujtimore dhe gara sportive ndërkombëtare dëshmojnë për përpjekjet reciproke për të ndërtuar ura komunikimi përtej marrëdhënieve politike. Edhe pse në raste të caktuara pala shqiptare shfaqej e rezervuar në pjesëmarrje, vetë procesi i shkëmbimit të ftesave dhe i përfaqësimit institucional kontribuonte në krijimin e një hapësire të përbashkët të kulturës socialiste. Përfshirja e organizatave punëtore, shkrimtarëve dhe sportistëve në këto iniciativa, nxjerr në pah karakterin e politizuar të kulturës në epokën staliniste, ku arti, sporti dhe kujtesa historike shërbenin si instrumente të diplomacisë popullore. Në përfundim, marrëdhëniet shqiptaro - polake të viteve 1949 - 1951, të ndërmjetësuara nga diplomatët Prifti dhe Jeleń, përfaqësojnë një model tipik të ndërthurjes së diplomacisë shtetërore me diplomacinë kulturore, duke dëshmuar se politika e jashtme e vendeve të kampit socialist nuk kufizohej vetëm në shkëmbime formale diplomatike, por synonte të krijonte një integrim ideologjik dhe kulturor të gjerë. Dokumentet arkivore ofrojnë një pasqyrë të qartë të këtij procesi, duke e vendosur rastin shqiptar në kuadrin më të gjerë të marrëdhënieve të Lindjes së Evropës gjatë Luftës së Ftohtë.

Mots-clés :

Marrëdhënie, diplomaci, bashkëpunim, veprimtari, kulturë, sport, etj.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

  1. Archiwum Ministerstwa Spraw Zagranicznych (AMSZ), Departament: Protokół Dyplomatyczny z lat 1945–1963, sygn. Z–16 W–3 T–50, Protokół Dyplomatyczny – Poseł Albanii w Moskwie Mihal Prifti proponowany równocześnie na Posła Albanii w Warszawie: listy uwierzytelniające, korespondencja, notatki, daty skrajne 1949–1951, państwo: Albania – Ludowa Republika Albanii; Polska – PRL, region świata: Europa Południowa, Europa Wschodnia.

  2. Archiwum Ministerstwa Spraw Zagranicznych (AMSZ), Departament I za lata 1949–1960 (państwa socjalistyczne bez NRD), sygn. Z–7 W–17 T–148, notatki z rozmów prowadzonych przez polskich dyplomatów z dyplomatami albańskimi akredytowanymi w Warszawie, daty skrajne 1949–1958, państwo: Albania; Polska – PRL, region świata: Bałkany, Europa Środkowa.

  3. Archiwum Ministerstwa Spraw Zagranicznych (AMSZ), Departament: Protokół Dyplomatyczny z lat 1945–1963, sygn. Z–16 W–3 T–46, Protokół Dyplomatyczny – utworzenie Poselstwa Polski w Tiranie, Bolesław Jeleń Chargé d’Affaires en pied, listy wprowadzające, korespondencja, daty skrajne 1949–1960, państwo: Albania – Ludowa Republika Albanii; Polska – PRL, region świata: Europa Południowa, Europa Wschodnia.

  4. Archiwum Ministerstwa Spraw Zagranicznych (AMSZ), Departament I za lata 1949–1960 (państwa socjalistyczne bez NRD), sygn. Z–7 W–17 T–147, notatki z rozmów polskich dyplomatów w Tiranie, daty skrajne 1949–1960, państwo: Albania; Polska – PRL, region świata: Bałkany, Europa Środkowa.

  5. Archiwum Ministerstwa Spraw Zagranicznych (AMSZ), Departament I za lata 1949–1960 (państwa socjalistyczne bez NRD), sygn. Z–7 W–18 T–158, raporty polityczne Rzeczpospolitej Polskiej w Tiranie, daty skrajne 1949–1951, państwo: Albania; Polska – PRL, region świata: Bałkany, Europa Środkowa.

  6. Archiwum Ministerstwa Spraw Zagranicznych (AMSZ), Departament: Protokół Dyplomatyczny z lat 1945–1963, sygn. Z–16 W–3 T–44, Protokół Dyplomatyczny – ordery i odznaczenia, odznaczenia albańskie dla obywateli polskich nadane przez Prezydium Zgromadzenia Ludowego Albanii członkom polskiej delegacji wojskowej na uroczystości związane z obchodami Święta Armii Albańskiej, korespondencja, zarządzenia, notatki, daty skrajne 1950–1951, państwo: Albania; Polska – PRL, region świata: Europa Południowa, Europa Wschodnia.

  7. Archiwum Ministerstwa Spraw Zagranicznych (AMSZ), Departament I za lata 1949–1960 (państwa socjalistyczne bez NRD), sygn. Z–7 W–19 T–167, Polska–albańska umowa kulturalna, dokumenty ratyfikacyjne, roczne plany współpracy kulturalnej, materiały do negocjacji, interwencje, uwagi do projektów planów, ocena ich realizacji, protokoły z posiedzeń Komisji Mieszanej, daty skrajne 1951–1960, państwa: Albania; Polska; Polska – PRL, region świata: Bałkany, Europa Południowa, Europa Środkowa.

  8. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (AMPJ), viti 1949, dosja 62, shkëmbime me Poloninë në fushat shkencore, shoqërore dhe sportive.

  9. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (AMPJ), viti 1950, dosja 91, mbi dekorimin e disa shtetasve polakë.

  10. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (AMPJ), viti 1950, dosja 93, çështje të veçanta ekonomike me Poloninë, furnizimi i gjeneratorëve diesel nga Polonia, blerja e filmave në Poloni.

  11. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (AMPJ), viti 1950, dosja 98, mbi nënshkrimin e një marrëveshjeje kulturore me Poloninë dhe aktivitete kulturore konkrete.

  12. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (AMPJ), viti 1950, dosja 99, mbi veprimtarinë e publicistëve dhe gazetarëve polakë në drejtim të Shqipërisë.

  13. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (AMPJ), viti 1950, dosja 101, dokumente mbi ftesat në kongrese dhe aktivitete të tjera shkencore, kulturore dhe sportive.

  14. Kaczmarek Z., “Stosunki między Polską a Albanią”, në Stosunki Polski z innymi państwami socjalistycznymi, red. Czesław Mojsewicz, Warszawa: Państwowe Wydawnictwo Naukowe, 1973.

  15. Dziennik Urzędowy Ministerstwa Spraw Zagranicznych, Warszawa, 31 marca 1949 r., nr 2.

  16. Trybuna Ludu, organ KC Polskiej Zjednoczonej Partii Robotniczej, Warszawa, środa 26 lipca 1950 r., nr 203 (575), rok III.

  17. Trybuna Ludu, organ KC Polskiej Zjednoczonej Partii Robotniczej, Warszawa, środa 26 lipca 1950 r., nr 202 (574), rok III.

  18. Dziennik Zachodni, Katowice, 26 lipca 1950 r., nr 169 (1722).

  19. Trybuna Ludu, organ KC Polskiej Zjednoczonej Partii Robotniczej, Warszawa, czwartek 27 lipca 1950 r., nr 204 (575), rok III.

  20. Dziennik Zachodni, Czytelnik, środa 6 grudnia 1950 r., nr 336 (2085), rok VI.

Téléchargements

Publiée

2026-02-02

Comment citer

Avdulli, Donika. 2026. « Marrëdhëniet Kulturore Shqipëri-Poloni (1949-1951) Sipas Dokumenteve Diplomatike Shqiptare Dhe Polake ». Kosova, nᵒ 50 (février). Prishtinë, Kosovë:287-320. https://doi.org/10.62609/ks.vi50.7923.

Numéro

Rubrique

Artikuj