Shërbimi shëndetësor në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës Zona Operative e Llapit (1998-1999)

Auteurs

  • Skender Zhitia

DOI :

https://doi.org/10.62609/ks.vi50.7926

Résumé

Ashtu si në zonat e tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), edhe në Zonën Operative të Llapit (ZOLL) ishte i organizuar Sektori Shëndetësor, i cili përbënte një element kyç të strukturës dhe funksionimit të brendshëm të saj. Megjithëse përballej me mungesë pajisjesh bazike, infrastrukturë të papërshtatshme dhe mbështetje të kufizuar nga institucionet shëndetësore civile, në ZOLL u ndërmorën përpjekje të vazhdueshme e të koordinuara për të krijuar një sistem shëndetësor funksional, të aftë t’u përgjigjej kërkesave të luftës. Në gjithë territorin e përgjegjësisë së Zonës, ky sektor ishte i konsoliduar dhe ushtronte një rol të gjithanshëm në mbështetjen mjekësore të luftëtarëve dhe popullatës civile, duke u bërë një hallkë thelbësore në ruajtjen e kapaciteteve operacionale dhe të mbijetesës. Ky studim shqyrton rolin dhe kontributin e personelit mjekësor të UÇK-së në ZOLL gjatë viteve 1998–1999, duke u mbështetur në burime parësore dhe dytësore, përfshirë dokumentacionin e kohës, literaturën ekzistuese dhe intervista me pjesëtarë të Komandës së Zonës dhe Sektorit të Shëndetësisë. Punimi përqendrohet në tri dimensione: vlerësimin e nevojave mjekësore në terren, planifikimin dhe zbatimin e shërbimeve shëndetësore, si dhe mekanizmat e monitorimit dhe koordinimit të vazhdueshëm. Organizimi përfshinte mbrojtje primare përmes ambulancave mobile dhe atyre të vendosura në terren, mbrojtje sekondare përmes spitalit ushtarak, shërbim farmaceutik të shpërndarë në gjithë Zonën, si dhe logjistikë për mbështetje ndërsektoriale. Rezultatet nxjerrin në pah rëndësinë e rolit të stafit mjekësor në garantimin e kujdesit shëndetësor për ushtarët dhe civilët, duke reduktuar komplikimet dhe përmirësuar shkallën e mbijetesës. Për shkak të shpërbërjes së institucioneve shëndetësore civile dhe zhvendosjes masive të popullsisë, struktura ushtarake mbuloi edhe nevojat civile. Studimi ofron të dhëna historike mbi organizimin, koordinimin dhe menaxhimin e shërbimit shëndetësor të UÇK-së në ZOLL, duke argumentuar mënyrat se si personeli mjekësor i tejkaloi mungesat materiale dhe infrastrukturore përmes organizimit të kujdesshëm, bashkëpunimit dhe mobilizimit profesional, dhe duke kontribuar në pasurimin e njohurive mbi menaxhimin e shëndetësisë në situata të jashtëzakonshme.

Mots-clés :

Shërbimi shëndetësor, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Zona Operative e Llapit, kushte lufte, mbijetesë.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

  1. Dokumente të ekspozuara në Kompleksin Memorial – Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Penuhë, dhoma – improvizim i sallës së operacioneve të Spitalit Ushtarak të ZOLL-it.

  2. Të dhëna personale dhe pasqyra shëndetësore të ushtarëve.

  3. Kartela shëndetësore.

  4. “Shoku anafilaktik”, fletushkë e Sektorit të Shëndetësisë.

  5. Urdhëresë e UÇK-së – Zona Operative e Llapit, nr. prot. 2/19, 21.01.1999.

  6. Fletushkë sanitare mbi higjienën personale dhe sëmundjet ngjitëse.

  7. Lista e të sëmurëve, Sektori i Shëndetësisë, Spitali Ushtarak, lagjja Potoku.

  8. Shifrat e komunikimit të Sektorit Shëndetësor me komandën dhe njësitë.

  9. Tabela e Skënder Muratit, Komandant i Shërbimeve Shëndetësore të ZOLL-it, mbi numrin e kuadrove mjekësore të planifikuara dhe të realizuara sipas profileve.

  10. Geneva Convention for the Amelioration of the Condition of the Wounded and Sick in Armed Forces in the Field (First Geneva Convention), 12 August 1949, Article 24, International Committee of the Red Cross.

  11. U.S. Joint Chiefs of Staff, Joint Publication 4-02: Joint Health Services, Washington, DC: Joint Chiefs of Staff, 2017, Change 1, 2018.

  12. World Medical Association, International Code of Medical Ethics, adopted October 1949, last amended October 2022.

  13. Murati S., Menaxhimi i shërbimeve shëndetësore në periudhën e luftës dhe mundësitë e aplikimit të këtyre përvojave në situata të jashtëzakonshme, temë magjistrature, Prishtinë: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë, 2005.

  14. Osmani J., Vendbanimet: Drenica, libri 15, Prishtinë, 2003.

  15. Osmani J., Vendbanimet: Vushtrri, libri 16, Prishtinë, 2003.

  16. Osmani J., Vendbanimet e Kosovës – Besiana (Podujevë), libri 17, Prishtinë, 2003.

  17. Zhitia S., Mbrojtja Civile në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës – Zona Operative e Llapit, Prishtinë: Instituti i Historisë, 2020.

  18. Zhitia S., Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Zona Operative e Llapit, ribotim, Prishtinë: Instituti i Historisë, 2023.

  19. International Committee of the Red Cross, “Geneva Convention I, Article 24”, accessed 12.05.2025, https://ihl-databases.icrc.org/en/ihl-treaties/gc-i-1949/article-24.

  20. World Medical Association, “WMA International Code of Medical Ethics”, accessed 12.05.2025, https://www.wma.net/policies-post/wma-international-code-of-medical-ethics.

  21. International Committee of the Red Cross, Healthcare in Danger, accessed 12.05.2025, https://www.icrc.org/en/publication/healthcare-in-danger.

  22. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, accessed 10.07.2025, https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=12018.

  23. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, accessed 10.07.2025, https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=11761.

  24. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, accessed 10.07.2025, https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=11898.

  25. RTV21, “Reportazh”, YouTube video, accessed 15.06.2025, https://www.youtube.com/watch?v=CW63xwYBNJ8.

  26. Mustafa R., Komandant i Zonës Operative të Llapit (1997–1999), intervistë.

  27. Kastrati K., Zëvendëskomandant i Zonës Operative të Llapit (1998–1999), intervistë.

  28. Murati S., Komandant i Sektorit Shëndetësor në Zonën Operative të Llapit (1998–1999), intervistë.

  29. Berisha F., një ndër themeluesit e Sektorit të Shëndetësisë (1998–1999), intervistë.

Téléchargements

Publiée

2026-02-02

Comment citer

Zhitia, Skender. 2026. « Shërbimi shëndetësor Në Ushtrinë Çlirimtare Të Kosovës Zona Operative E Llapit (1998-1999) ». Kosova, nᵒ 50 (février). Prishtinë, Kosovë:395-422. https://doi.org/10.62609/ks.vi50.7926.

Numéro

Rubrique

Artikuj