Diskutimet për kufirin shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve më 1912-1913

Autorët

  • Xheladin Shala

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi20-21.5370

Abstract

Në muajin nëntor, me iniciativën e kryeministrit të Francës, Poenkare, u hodh mendimi për thirrjen e një konference të 6 Fuqive të Mëdha për të vendosur lidhur me krizën në Baiikan. Pas diskutimeve e polemikave të zhvilluara në muajt nëntor e dhjetor u vendos që mbledhja e Konferencës së Ambasadorëve të mbahet në Londër. Ajo filloi punimet më 17 dhjetor 1912. Mermin pjesë këta ambasadorë: Mensdorf i Austro-Hungarisë, Lihnovski i Gjermanisë. Imperiali i Italisë, Kambon i Franës, dhe Bekendof i Rusisë. Si përfaqësues dhe ministër i Jashtëm i vendit pritës, Eduard Grei, u zgjodh kryetar i përhershëm i Konferencës.

Pra, çështja u shtrua nga i njëjti brum dhe i njëjti tharmë i Konferencave të përparshme. Të gjitha shtetet ballkanike të përfshira në atë hallakamë i caktuan delegacionetlidhur me mbledhjen në fjalë. Por, asnjëra prej tyre nuk kishte të drejtë të merrte pjesë drejtpërdrejtë në Konferencën, vetëm mund ti paraqitnin kërkesat me shkrim dhe me anë të kanaleve të tjera diplomatike të shprehin mendimet e tyre. Kundrejt fqinjëve, Shqipëria ishte e hindikepuar se nuk kishte deri atëherë organizmat shtetëror që do të vepronin në kanalet e ndryshme në qendrat evropiane. Kontaktet janë mbajtur kryesisht me Mensdorfin dhe grupin e tij ng Viena.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-09-19

How to Cite

Shala, Xheladin. 2024. “Diskutimet për Kufirin Shqiptar Në Konferencën E Ambasadorëve Më 1912-1913”. Kosova, no. 20-21 (September). Prishtinë, Kosovë:141-47. https://doi.org/10.62609/ks.vi20-21.5370.

Numër

Section

Artikuj