Tradita shqiptare dhe mbulesa islame
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi28.5747Abstract
Nëse traditën shqiptare e shikojmë dhe e shtrojmë në aspektin e zakonit të mbulesës islame gjatë historisë, shihet se ajo, rregullat e shoqërisë, apo kanunet, sanksionojnë një pozitë të nënshtruar të gruas, por edhe një pozitë të respektuar të gruas në familje dhe në shoqëri. Fakti se në fillim të shek. XIX nuk kemi ndonjë lëvizje të organizuar të grave shqiptare për ndryshimin e mentalitetit tradicional (që e vinte gruan në pozitë inferiore në shoqërinë shqiptare) tregon se gjatë historisë, shekujt e sundimit osman dhe pushtuesve të tjerë lanë gjurmë në identitetin e gruas shqiptare. Pos kësaj, në të kaluarën në shoqërinë shqiptare kanë ndikuar edhe shumë faktorë të tjerë, të cilët i detyruan ato të kënaqen me rolin e tyre tradicional si “zonjë shtëpie”.
