Kosova dhe problemi kombëtar në vitet 1941-1943
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi28.5756Abstract
Problemi kombëtar i shqiptarëve në ish-Jugosllavi doli në pah dhe me gjithë mprehtësinë e tij me fillimin e Lufitës së Dytë Botërore. Në prill të vitit 1941 Jugosllavia u bë objekt i sulmit të shteteve fashiste dhe aleatëve të tyre, ndërsa më 17 prill Komanda e Lartë e saj e ushtrisë u detyrua të nënshkruante aktin e kapitullimit. Pushtimi i Jugosllavisë u shoqërua me copëtimin e saj ndërmjet okupatorëve të ndryshëm, copëtim që synonte të përmbushte lakmitë e pjesëtarëve të bllokut fashist dhe të mbante të lidhur pas tyre shtetet satelitë.
