Ultimatumi austro-hungarez i tetorit të 1913 për tërrheqjen e trupave ushtarake serbe nga Shqipëria
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v12i35-36.5228Apstrakt
Gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Londër u arrit një kompromisi i vështirë midis Fuqive të Mëdha për përcaktimin e kufijve
të shtetit të ardhshëm shqiptar. Si rezultat i mosmarrëveshjeve që u krijuan këto fuqi arritën deri aty sa të kërcënoni njëra -tjetrën me luftë Evropiane dhe Botërore. Austro-Hungaria luftoi për të themeluar një shtet shqiptar që ajo e shikonte si interesin e saj vital me qëllim që të mos lejonte Serbin që të dilte në Adriatik dhe që Italia të mos e shndërronte këtë det në një liqen të vetin me vendosjen e saj në bregun tjetër.
