Fillimet e arsimit të lartë dhe hapja e Universitetit të Tiranës (1946-1960)
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5336Apstrakt
Ndryshimet ekonomiko-shoqërore dhe arsimore të pasluftës kushtëzuan edhe zhvillimet në arsimin e lartë shqiptar. Dihet se ai përfaqëson majën e piramidës të çdo sistemi arsimor, një hallkë tejet të rëndësishme, nga ecuria dhe rezultatet e së cilës mund të gjykohet për shkallën e progresit të të gjithë shoqërisë. Deri në fillim të Luftës II Botërore specialistët e lartë shqiptarë u përgatitën kryesisht në universitetet e vendeve të tjera perëndimore. Niveli i trashëguar, vështirësitë e rritjes dhe sidomos orientimi i ri politik përcaktuan veçoritë më kryesore të arsimit të lartë në vend. Shteti shqiptar iu përmbajt politikave të përgjithshme të zbatuara në shoqëritë e komanduara. Për udhëheqjen komuniste, arsimi i lartë përfaqësonte jo thjesht një mundësi më tepër për shkollimin e popullsisë, por “çelësin” e zgjidhjes së problemit të përgatitjes së kuadrit të nevojshëm e të përshtatshëm për zhvillimin socialist të ekonomisë e të kulturës. Procesi i krijimit dhe konsolidimit të arsimit të lartë kaloi nëpërmjet dy fazave që nga pikëpamja kohore, intensiteti i ndryshimeve dhe rezultatet dallojnë dukshëm nga njëra-tjetra.
